Sali Berisha flet për kontrabandën e karburanteve: Edi Rama ‘noton’ në eurot e naftës. E gjitha është tek Dogana. Pa lejen e Qeverisë…

Aug 12, 2022 | 12:54
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur serish per te dhenat qe ai ka per kontrabanden me naften, duke akuzuar qeverine dhe se kjo ndodh me “bekimin” e kryeministrit Edi Rama. Ne kontrabande te naftes tha Berisha eshte e perfshire dhe Dogana.

Pyetje: Ju keni folur per 300 mijë ton naftë kontrabandë, pse nuk flisni me emra se kush nga operatorët në treg e kryen?

Sali Berisha: Të jeni të sigurtë që nuk kam të dhëna, të dhënat e mia janë vetëm për një rast, nëse unë di një rast me peshkarexhë që janë tre peshkarexha në dispozicion të një personi që takohet dhe me Ramën më thonë, por unë jam ish kryeministër e të garantoj që nafta nuk mund të kontrabandohet kurrë pa lejen e qeverisë, nuk mund të ndodhë. Edhe sikur me autobote të vijë, ajo nuk mund të kalojë kontrabandë.

Unë jam shprehur dhe do shprehem, e gjitha ajo është tek Dogana, ministri e kryeministri.

Pse në kohën tonë që në 2011-2012 me 400 e ca automjete konsumoheshin 710 mijë ton tani me 730 mijë, kjo është e sigurtë që është kontrbandë.

Edi Rama noton në eurot e naftës. Të them unë që kjo komnpani, unë nuk e di kompaninë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura