Sali Berisha aludoi për një takim sekret mes Ramës dhe Bashës në Lubjanë, por ja ku ka qenë në të vërtetë kryetari i PD

Oct 6, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Në “foltoren” e mbajtur sot në Gjirokastër, ish-kryeministri Sali Berisha aludoi për një takim sekret mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha në Lubjanë të Sllovenisë.

aludime

Duke ardhur në Gjirokastër në mëngjes, shoh unë titujt e gazetave: Rama-Basha në Lubjanë, Berisha në Gjirokastër. U ndjeva një mijë herë i lehtësuar. Ata shkojnë si pengu me pengmarrësin, unë vij si njeri i lirë tek ju. Kënaqësia ime e madhe ishte kjo”, tha Berisha.

Panorama” u interesua për vërtetësinë e këtij lajmi dhe burime nga selia blu konfirmuan se Lulzim Basha është kthyer dje në mbrëmje rreth orës 23:45 në Shqipëri.

Pra, pas përfundimit të samitit të organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, ku edhe mbajti një fjalim, kryedemokrati është kthyer brenda ditës në Tiranë.

Një gjë e tillë është lehtësisht e verifikueshme”, bëjnë me dije burime brenda PD-së.

“Panorama” po ashtu mëson se përgjatë ditës së sotme Lulzim Basha ka qenë i angazhuar në takime me struktura të Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të mbajë një seri takimesh me anëtarë të PD-së në rrethe, në kuadër të nismës për mbledhjen e Kuvendit në selinë blu, pas vendimit për pezullimin e tij nga Grupi Parlamentar demokrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura