Safet Bajri lihet në burg, flet avokati: I ofruam garanci pasurore gjykatës, por…

Sep 24, 2018 | 16:02
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda që la në burg klientin e tij dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore, por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij, akuza e vetme nga klientit të tij është jo për ndikim në gara sportive.

bajri

“Gjykata e Krimeve të Rënda në kundërshtim me nenin e la në fuqi arrestin me burg ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rustemin përveç se ndikimit në gara sportive s’ka asgjë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuza në vende të tjera. Për të gjashtë u la. Ndërsa për tre që kanë dalë në gjyq në Shkodër, janë arrestuar në flagrancë nuk kanë lidhje me këtë procedim”, deklaroi avokati Hoxha.

Masa e sigurisë/ Safet Bajri nga Shkodra te Krimet e Rënda në Tiranë (video-foto)

Safet Bajri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të ashpra sigurie.

WhatsApp Image 2018-09-24 at 3.41.58 PM

Në këtë gjykatë, së bashku me 5 anëtarë të tjerë të bandës “Bajri”, të arrestuar gjatë aksionit policor “Oaz”, ai u njoh me masën e arrestit me burg.

WhatsApp Image 2018-09-24 at 3.41.59 PM

WhatsApp Image 2018-09-24 at 3.42.00 PM

WhatsApp Image 2018-09-24 at 3.42.01 PM

VIDEO/ Pas seancës në Shkodër, Safet Bajri transportohet për në Tiranë. Çfarë ndodhi në gjykatë…

Safet Bajri është njohur me masën e sigurimit personal “arrest me burg pa afat” në Gjykatën e Shkalles se Parë Shkodër, paraditen e sotme.

Masa e sigurisë nga Gjykata e Shkodrës ndaj Safet Bajrit është në kuadër të dënimit dhënë ndaj tij nga drejtësia belge. Në gjykatë, Bajri është njohur me dosjen nga Belgjika përmes trupës gjyqësore dhe më tej me masën e arrestit me burg. Pas kësaj, ai pritet të paraqitet te Krimet e Rënda në Tiranë për tu njohur edhe për masën e sigurimit personal në kuadër të procedimit nisur nga autoritet shqiptare.

Pamjet kur Safet Bajri del nga Gjyka e Shkodrës

Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë në Belgjikë, Koen Geens, është shprehur për gazetarët atje se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin. Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por, Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve.

Këtë verë, policia belge e futi Safet Bajri u fut në listën e personave më të kërkuar nga policia belge. Në përshkrimin që bënte policia belge për Safet Bajrin, i njohur edhe me mbiemrin Rustemi, zbardhej edhe dënimi me 22 vite burgim, i marrë nga gjykata atje:

“Më 25/01/2017, Safet Rustemi u dënua nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vjet burg si kreu i një bande kriminale që përpiqej të kontrollonte skenën e drogës dhe prostitucionit në Bruksel. Për këtë qëllim, ata (banda kriminale) nuk “kanë kursyer asnjë mjet”: shkatërrimi i pronës, përdorimi i armëve të zjarrit, tentativa për vrasje, zhvatje, trafikim të qenie njerëzore, në këtë rast gratë e reja të cilat u detyruara të prostituonin. Rustemi dhe bashkautorët e tij zakonisht silleshin shumë dhunshëm.

Më 22 shkurt 2014, ai përsëri dënohet nga Gjykata Penale e Brukselit me një burgim prej 8 vjetësh si kreu i një bande kriminale që merret me importin dhe trafik droge. Po të njëjtën ditë, ai dënohet me pesë vjet burgim për posedim dhe trafikim droge dhe heqje të paligjshme të lirisë përmes kërcënimeve me vdekje”.

Rustemi-1

VIDEO/ Safet Bajri njihet me masën e sigurisë, ‘blindohet gjykata e Shkodrës’, ja pamjet

Pamjet e filmuara paraditen e sotme tregojnë ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër. Nga pamjet duken fugonë policie dhe efeteve që janë vendosur në hyrje të gjykatës.

Në këtë gjykatë, pritet të paraqitet Safet Bajri, një nga 11 të arrestuarit e operacionit policor “Oaz” dhe sipas hetimeve, një figurat qendrore të grupit “kriminal Bajri”.

Ndërkohë, personat e tjerë të arrestuar gjatë të njëjtit aksion policor, pritet të njihen me masën e sigurisë te Krimet e Rënda në Tiranë.

Të njëmbëdhjetë u vunë në pranga me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Safet Bajri, i arrestuar ne Tiranë të shtunën pas hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, do të paraqitet ne Gjykaten e Shkodres pasi sipas një procedure, ai do të njihet me dosjen nga Belgjika përmes kësaj trupe.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura