Lumë ankesash për mirëmbajtjen e rrugëve, kundërshtohen 10 procedura tenderimi në KPP

Aug 22, 2018 | 7:41
SHPËRNDAJE
Në më pak se dy javë pranë Komisionit të Prokurimit Publik janë ankimuar të paktën 10 procedura të lidhura me mirëmbajtjen e rrugëve në bazë të performancës. Shpërndarja e ankesave është për rrugë që shtrihen në disa rajone të vendit, që përfshijnë disa qindra kilometra.
mirembajtje-e-rrugeve-e1488754476960
Problematika lidhet me procedurat e reja të prokurimit që po kryhen dhe që do të garantojnë mirëmbajtjen rutinë dhe dimërore. Procedura e parë e ankimuar është ajo për kontratën 4 me një gjatësi 112.52 kilometra dhe autoriteti kontraktor ndaj të cilit është bërë ankesa është drejtoria e Rajonit Qendror në Tiranë. Por cilat janë procedurat e tjera për të cilat është bërë ankesa?

Procedurat e prokurimit të kundërshtuara

1.       Mirëmbajtje me performance. Kontrata 4,    112.52 kilometra me autoritet kontraktues Drejtoria e Rajonit Qendror Tirane

2.       Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga “Lezhë-Nënkalimi Milot,Lidhja e 2 urave-K/Pllane-U.Zogut  e  Drejtorisë së Rajonit Verior Shkoder

3.       Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga “U.Matit-Rrëshen-Shpal-Q.Benë-K.Hadroj-ura e Repsit m gjatësi 84.9km , Drejtoria e Rajonit Verior Shkoder

4.       Mirëmbajtje me performancë rutinë e dimërore me performancë, rruga Libonik Lozhan Grabove+Rruga Lin Pogradec+Rruga Voskop-Voskopoje 72kilometrame autoritet kontraktor  Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokaster

5.       Mirëmbajtje rutine dhe dimërore me performancë rruga Peshkopi-Q.Drajë,Peshkopi-Ushtelence 52.7kilometra nga Drejtoria e Rajonit Verior, Shkoder

6.       Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga Kuben-Vasie 35.4kmDrejtoria e Rajonit Verior Shkoder

7.       Mirëmbajtje rutine me performancë rruga Fier-Ballsh-Fratar+rruga Ballsh-Aranitas+rruga Metohasim-Kafaraj+rruga K/Rruga Nacionale-Bylis 63.3kilometra e prokuruar nga Drejtoria e Rajonit Jugor Gjirokaster

8.       Mirëmbajtje rutine dhe dimërore me performancë rruga ura e Cerenecit-Stebleve-Qafë Bualli-Kraste-Burreli-Kamosi 75.92kilometra me autoritet kontraktor Drejtoria e Rajonit Verior Shkoder

9.       Mirëmbajtje me performancë K/Sauk-Senatorium-Ibë-Qafë Krrabë 116.2 kilometra pjesë e kontratës 3 që është nën projektin me Bankën Botërore dhe prokuruar si procedurë nga Drejtoria e Rajonit Qendror Tiranë

10.   Mirëmbajtje me performancë Ura e Brarit-Tunel Qafe Murrizë-Maja e Dajtit-St Teleferikut-Vila Qeveritare 104.13 kilometra, pjesë e kontratës 2 dhe prokuruar nga  Drejtoria e Rajonit Qendror Tiranë.

Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë bëri me dije se aktualisht rjeti rrugor kombëtar përbëhet prej 3975 kilometra nga të cilat rreth 1330 km rrjet mirëmbahen nga programi i Bankes Boterore  ndersa rreth 2645 km rrugë mirëmbahen nga kontratat e Drejtorive Rajonale sipas rajoneve përkatese të menaxhuara nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Çështja e mirëmbajtjes dhe sidomos gjendjes së veprave të artit në rrugë e lidhur kjo me ura apo element të tjerë është bërë sensisive ditëve të fundit pas ngjarjes tragjike në shtetin fqinj Itali kur një urë u shemb në qytetin e Xhenovas duke lënë për pasojë dhjetra persona të vdekur.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura