“Sa ta marrë Saliu, t’i pushojë të gjithë të tutë, si bëre ti me ne”, si i përgjigjet Rama demokratit nga Lura

Jun 16, 2018 | 19:20
SHPËRNDAJE

Nuk kanë munguar batutat dhe replikat e Kryeministrit Rama me banorë të Lurës gjatë takimit të sotëm, teksa i pari i qeverisë premtoi investimet që do të bëhen në këtë zonë të rëndësishme.

rama1

Një nga banorët e moshuar në zonë, i ka kujtuar se është demokrat i ditëve të para dhe asnjëherë nuk ka votuar për PS.  Ai ka thënë se ka punuar gjithë jetën dhe u shpërblye me një pension qesharak, ndërkohe që ata demokratë që ishin në punë, sa erdhën socialistët i hoqën nga puna.

“Sa ta marrë Saliu, gjithë të tutë t’i pushojë nga puna, sepse sa erdhe ti na pushove ne të gjithëve, unë jam i kënaqur se jam i persekutum si gjysma e popullit”- tha ai.

Rama; Po ti the që i paskam hequr të gjithë, puna është se të mitë më thonë, nuk ke hequr asnjë, kësaj si i bëhet. Po nejse, ti votën atje, nuk ka problem, si me votën tënde, si jo, ne fitojmë prapë, por një gjë duhet thënë, nga ne fiton edhe ti, me ata nuk fiton asnjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura