Sa rriten pagat për punonjësit e bashkive

Jul 31, 2013 | 10:09
SHPËRNDAJE

Shtesë edhe Policia Bashkiake. Kryeinspektori merr deri në 86850 lekë në muaj.

Rrogat e nëpunësve civilë për gjithë pushtetin vendor e qarqet.

Vendimi i fundit për rritjen e pagave të administratës ka përfshirë edhe njësitë vendore, dhe si të tilla, në vendim përcaktohen edhe kufijtë e pagave sipas pozicionit. Ndarja është bërë kryesisht sipas kategorive që përcaktohen me vendimin e organikës, i miratuar në vitin 2007. Kështu, rritja përfshin drejtorët e drejtorive, përgjegjësit e sektorëve, specialistët dhe punonjësit e thjeshtë që janë mbështetës. Për të gjithë ata të punësuar pranë institucioneve të pushtetit vendor, por që nuk kanë arsimimin e lartë, pagat e tyre rriten nga 33 mijë lekë në 34 mijë lekë, ndërsa për punonjësit mbështetës pagat që fillojnë nga 21 mijë lekë bëhen 22 mijë lekë dhe gradualisht deri në 34 mijë lekë për ata që maksimalen e kanë pasur 33 mijë lekë. Po kështu, në të njëjtin vendim përfshihet edhe rritja e pagave për punonjësit e Policisë Bashkiake dhe atyre të komunave. Efektet e vendimit të qeverisë shtrihen nga data 15 korrik, duke u përjashtuar kështu nga disa kategori të tjetra që rritjen do ta përfitojnë në gusht.

Policia bashkiake
Kryeinspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës
76 400-86 850
Kryeinspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore me mbi
50 000 banorë
60 800-69 150
Kryeinspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, nga 5001 deri në 50 000 banorë
47 280-52 500
Inspektor i Policisë Bashkiake të Tiranës
60 800-69 150
Inspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore me mbi 50 000 banorë
43 120-48 350
Inspektor i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, nga 5001 deri në 50 000 banorë
36 880-42 100
Punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës
47 280-52 500
Punonjës i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, me mbi 50 000 banorë
36 880-42 100
Punonjës i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, nga 5001 deri në 50 000 banorë
34 800-40 000
Punonjës i Policisë në njësitë e qeverisjes
vendore, deri në 5001 banorë
31 680-34 800

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura