Rusia arreston zëvendësministrin e Mbrojtjes nën dyshimet për korrupsion, ja sa vite burg rrezikon

Apr 24, 2024 | 7:30
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Timur Ivanov, është arrestuar të martën nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka njoftuar Komiteti Hetues i Rusisë, raportoi “The Moscow Times”.

zvministri i mbrojtjes

Në deklaratën e lëshuar nga ky komitet nuk janë dhënë shumë detaje.

“Zëvendësministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Timur Vadimovich Ivanov është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e një krimi sipas pjesës 6 të nenit 290 të Kodit Penal (marrje e ryshfetit)”, thuhet në njoftim.

Siç është raportuar, vepra dënohet me gjobë të madhe ose me mbi 10 vjet burg, në varësi të detajeve të krimit.

Ivanovi është nën sanksionet e Bashkimit Evropian si zyrtar i lartë i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura