Rrumbullaku apel të rinjve: Kukësi ka presion, duhet të mësoheni. Kontrata më skadon, por unë dua…

Jul 21, 2018 | 18:01
SHPËRNDAJE

Simon Rrumbullaku, flet përpara përballjes në Champions me azerët e Karabakut, ku në një intervistë për SuperSport, flet se ekipi nuk ka nevojë për shumë motivim përballë një kundërshtari të tillë. Mbrojtësi flet edhe për të ardhmen.

rrumbullaku

“Ishte një kualifikim shumë i madh për ne. E prisnim, luftuam për këtë gjë, por nuk ishte aspak e lehtë. Edhe Valeta dha maksimumin, por në fund ne ishim shumë të lumtur që e arritëm këtë objektiv. Tani lojtarët e rinj duhet të kuptojnë mentalitetin e klubit. Këtu ka presion, pasi duhen fitoret dhe kualifikimet. Duhet të integrohen në këtë mentalitet edhe ata. Lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë vlera, dhe duhet të lidhen me ekipin. Karabaku? Për mua është më mirë që të luajmë me ekipe me emër në Europë, pasi je gati dhe je më i përqendruar. Në futboll nuk ka ndeshje të lehta. Ata janë ekip shumë i mirë, por të gjithë bashkë si grup, mendoj se do e kalojmë edhe këtë raund. Kontrata përfundon në fund të Europës? Me këtë kualifikim, as unë nuk e di çfarë do ndodhë. Do takohemi me drejtuesit dhe do flasim, por kam dëshirë që të vazhdoj te Kukësi” – deklaroi Rrumbullaku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura