Rrugët e bllokuara nga bora, qytetarët: Ku është qeveria? (VIDEO)

Jan 4, 2016 | 8:55
SHPËRNDAJE

Nderkohe ne Kukes

Posted by JETA OSH QEF on Sunday, January 3, 2016

Pas dy ditëve të para të festës së vitit të ri, për banorët e rajonit verilindor dimri është shfaqur me gjithë ashpërsinë e tij, me temperature të ulta dhe reshje të dendura dëbore.

Disa orë më parë, Policia e Shtetit bëri të ditur se pas orës 20:00 të ditës së dielë, në Rrugën e Kombit lëvizja nuk do të bëhej pa zinxhirë ndërsa theksoi se patrullat e policisë do të ishin të pranishme gjatë gjithë rrugës dhe në gatishmëri.

Por duket se jo gjithçka ka shkuar ashtu siç tha policia. Në faqen “Jeta osh qef” qytetarët kanë denoncuar mungesën e shtetit dhe borëpastrueseve në Rrugën e Kombit.

“Live nga Kukësi, nga Rruga e Kombit, këtu vëlla krejt e bllokume, as borëpastruese, as shtet as qeveri, qeveri legene,…”,- dëgjohet teksa flet qytetari në video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura