‘Rrjeti 5G dhe problemet e Sigurisë’, debat në forumin që mblodhi gjeneralë e kongresmenë. Mediu: Koha për veprim së bashku si NATO

Jul 11, 2020 | 9:31
SHPËRNDAJE

Rrjeti 5G dhe problemet e Sigurise kane qene ne qender te forumit te zhvilluar nga Qendra e Sigurisë per Europen Juglindore (SESC) e drejtuar nga Fatmir Mediu Kryetar i Partisë Republikane Shqiptare dhe ExportUSA New York Corp, në bashkëpunim me Grupet e Konservatoreve dhe Partise Popullore ne Paramentin Europian. 5cb603e4991e7Fatmir-Mediu

Ne forum merrnin pjese disa te ftuar speciale, si Gjenerali James Jones, ish Komandanti Suprem i NATO-s – Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në SHBA si dhe President i Keshillit te Atlantikut; Kongresmeni Robert Aderholt [U.S.  Kongresi], dhe Gjeneral Major Robert E. Wheeler keshilltar i Sekretarit Amerikan te Brojthes; Lucas Mandl Deputet i Parlamentit Europian, njekohesisht dhe Nënkryetari i Komitetit të Sigurisë, Richard Milson, Drejtori Ekzekutiv i partive konservatore, Tim Brauckmuller Specialist për teknologjinë dhe dixhitalizimin nga Gjermania.

Rrjetet 5G ka nje rendesi te jashtezakonshme – theksoi Gjenerali Jones. Ky rrjet do jete revolucioni I 4 ne historine tone me ndryshime te jashtezakonshme ne zhvillimin ekonomik dhe menyren tone te jeteses. Prandaj rrjeti 5G dhe siguria e tij eshte paresore per sigurine kombetare dhe per privatesine e qytetareve tane. Bota po behet bipolare ku Amerika do jete poli I vendeve demokratike dhe Kina poli i vendeve autoritare qe perdorin dhe kontrollojne ekonomine dhe kontrollojne jeten e njerezve per qellime pushteti. Kompanite kineze si Huawei nuk garantojne as transparence dhe as siguri.”

Nderkohe qe ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, nenvizoi se  “Siguria nuk është në shitje, eshte koha, për të vepruar se bashku si vende anetare te NATO-s per te garantuar nje rrjet 5G. Kordinimi dhe forcimi i marredhenieve transatlantike eshte me rendesi te vecante per vendet demokratike BE dhe SHBA sidomos ne kete situate te COVID ku vihen re tendenca te izolimit dhe populizmit”- tha ai.

Sipas Mediut, Samsungu eshte nje kompani qe garanton nje rrjet 5G te sigurte ne raport me Huawei qe eshte provuar tashme qe eshte nen kontrollin dhe sherbimin e interesave gjeopilitke te Kinnes. Shqiperia ka rene dakord me SHBA te nenshkruajne nje memorandum bashkepunimi per implemntimin e rrjetit 5G.

“5G do të jetë një element thelbësor për të ardhmen e ekonomive tona, sektorin publik dhe privat, kjo është arsyeja pse Kongresi Amerikan dhe Qeveria Amerikane, kanë miratuar ligje për të pasur kompani që nuk do të dëmtojnë sigurinë tonë.  Duket se edhe Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë të BE-së po miratojnë ligje që nuk do të lejojnë transferimin e teknologjive në kompanitë që kontrollohen nga qeveritë autoritare dhe jo transparente siç është Huawei  nga Kina ”-theksoi Kongresmeni Robert Aderholt”

“Si mund të zhvilloni trafikun e duhur për rrugën nëse nuk e dini si do të jetë rruga dhe ku po shkon?  Lidhjet e pretenduara dhe aktuale midis Huawei dhe Shtetit Kinez dhe pemetrimit të mundshm  në rrjetet tona është një rrezik real. Në Evropë ende po diskutohet se cilat teknologji mund  të përdoren për ndërtimin e infrastruktures 5G dhe perfshirja e Huaweit do jete nje kercenim per sigurine e vendeve te BE dhe NATOs. Ne kemi nevojë për investime masive në kërkime dhe zhvillim dhe shteti duhet të mbeshtesin dhe  financojne  keto investime “, nenvizoi gjate fjales se tij Gjeneral Major Robert E. Wheeler. 

Nderkohe qe Richard Milsom [Drejtori Ekzekutiv i Partive Konservatore ne PE [ ECR] nga Britania, Lukas Mandl – eurodeputeti nga Austria [Nënkryetari i Nënkomisionit për Siguri dhe Mbrojtje], dhe Tim Brauckmüller, nga Gjermania ndanë perspektivat e tyre, duke stimuluar një debat proaktiv mbi sfidat më të ngutshme të lidhura me Rrjetin 5G, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë që po fiton Teknologjia 5G, dhe cilat janë përfitimet, si dhe rreziqet, si për industritë ashtu edhe për përdoruesit.

“Eshte një garë ku është thelbësore që shoqëritë të cilat vlerësojnë privatësinë, të drejtat individuale dhe sovranitetin  ruajtjen dhe sigurine  e pavarësisë së tyre te percaktojne qarte drejtimin e tyre në konkurrencën ndërkombëtare që shfaqet midis SH.B.A. dhe Kinës”, pohoi gjenerali James Jones.

Nderkohe Lucio Miranda, theksoi: “Implikimet për një lidhje më të fortë të tregtisë BE-SH.B.A. janë të mëdha. Tregtia, për shekuj, ka qenë një çështje e kuotave dhe tarifave. Tani zhvillimi i teknologjisë solli një shtresë të re në kompleksitetin e tregtisë. Kjo nuk është vetëm çështje tarifash që natyrisht ndikojnë në çmime dhe kuota. U bë çështje e sigurisë kombëtare. 5G Teknologjia është në thelb të kësaj çështje .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura