Rrjedhje gazi tek Xhamliku, rrezikohen qindra banorë

Dec 30, 2013 | 23:14
SHPËRNDAJE

Xhamlliku

Qindra qytetarë u rrezikuan sot nga rrjedhja e gazit në një pikë karburanti tek zona e Xhamllikut në Tiranë. Ngjarja e ndodhur sot në mbrëmje alarmoi policinë dhe zjarrëfikëset, të cilët për më shumë se 30 minuta shmangën një ngjarja që mund të rezultonte fatale për shumë qytetarë të kësaj zone.

Në një njoftim të policisë thuhet se situate tashmë është nën kontroll, ndërsa po vijohet me pastrimin e plotë të zonës së prekur nga gazi. Karburanti është i vendosur në një zonë të banuar, duke shkelur kështu rregullat e sigurisë teknike dhe vënë në rrezik jetën e shumë banorëve.

Siç raportohet tek depozita e gazit me kapacitet 2 mijë litra ka plasur saraçineska dhe valvula e sigurisë e cila nuk ka mundur të riparohet në moment nga punonjësit e karburantit. Policia ndërhyri menjëherë për të bllokuar zonën në një rreze prej 200 metrash, si pasojë e frikës për një shpërthim të mundshëm.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në depozita ka patur një sasi prej rreth 1 mijë litra gaz. Një situate e pazakontë mbizotëroi për disa minuta, pasi policia paralajmëroi banorët që të mos përdornin telefonin, të fiknin dritat. Rruga është lagur me ujë për të minimizuar funksionin e gazit të shpërndarë në ambjent, ndersa forca te sigurise vazhdojne te mbeten ende ne vendin e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura