Rritja e rasteve me Covid/ A do të mbyllen shkollat në Shqipëri? Përgjigjet Rakacolli: Me shifrat që kemi tani…

Nov 23, 2020 | 10:36
SHPËRNDAJE

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, iu përgjigj sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me mundësinë e rimbylljes së shkollave pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid-19.

Rakacolli deklaroi se me shifrat aktuale nuk parashikohet të ketë një mbyllje të shkollave. Sipas saj kjo do të ndodhë vetëm nëse rriten shifrat.

Pyetje: A jeni duke diskutuar në lidhje me një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar?

Rakacolli: Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën, që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të shifrave të pandemisë. Ajo që Komiteti vlerëson në lidhje me qëndrimin karshi shkollave është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve, dhe është orientimi që jepet së fundmi edhe nga OBSH. Nëse shifrat që ne jemi tani që vazhdojnë të mbeten në nivel të qëndrueshëm, ka një rritje, nuk e diskutojmë për momentin sot (mbylljen e shkollave). Por është një gjë që ne e ndjekim në 24 orë. Siç kemi parë shifrat edhe ndryshojnë. Nëse do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura