“Rritja e pagave, gjeja më emergjente”/Duma: Shqiptarët duhet të jetojnë normalisht, mos të ketë më njeri në kufijtë e varfërisë

Mar 23, 2021 | 13:00
SHPËRNDAJE

Drejtuesja politike e PD në Kavajë dhe kandidatja për deputete, Grida Duma zhvilloi një takim me një biznes, ku u njoh më nga afër me shqetësimet që ata kanë.

grida duma

Duma u shpreh se gjëja kryesore që duhet bërë është rritja e pagave, në mënyrë që njerëzit mos të largohen. ‘Duke u rritur pagat, tha Duma, rritet edhe konsumi’. Siaps saj, synimi është që në 4 vitet e para të qeverisë së PD, njerëzit të jetojnë normalisht.

“Rritja e pagave është gjëja më emergjente. Një punëtor nëse nuk kalon familja në nivelin minimal jetik të mbijetesës nuk mund ti thuash të bëjë punën me qejf. Kur minimumi jetik është 160 mijë lekë, një familje me 3-4 veta duhet ta kalojë 600-700 mijë lekë. Pra është e drejtë dhe njerëzit ikin. Por është urgjente që në ti kthejmë me paga më të larta.

Ne tek privati nuk ndërhyjmë dot. Ne kemi vendosur 360 mijë lekë, që privati është i detyruar të zbatojë. Po çfarë bëjmë ne? Ne duke rritur pagat tek sektori publik, ai fillon konsumon. Po u rrit konsumi ekonomik nuk ndihen efekte te pandemisë, po u rrit konsumi rritet turizmi, rritet bujqësia dhe gjithçka tjetër.

Ne duhet të arrijmë diçka, që shqiptari normal të jetojë normal. Pra mos ketë më njeri në kufijtë e varfërisë prej maskarallëku. Pra e gjitha kjo shpresoj të na çoje në një 4 vjeçar ku të shikojmë një shqiptar normal që merr frymë normal. Shpresojmë që do të shkojmë aty dhe do të shkojmë aty”, tha Duma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura