Rritja e ndjeshme e rasteve me COVID-19 dhe viktimave, Macron sheh si opsion mbylljen e përgjithshme të Francës

Oct 27, 2020 | 22:34
SHPËRNDAJE

Përhapja e koronavirusit në Francë ka ardhur duke u rritur në 24 orët e fundit. Kjo e detyron Presidentin francez, Emanuel Macron dhe bashkëpunëtorët e tij të konsiderojnë mundësinë e një bllokimi të përgjithshëm, në mënyrë që të ndalojnë valën e dytë dhe më të keqen.

france

Në fakt, siç u bë e njohur pak kohë më parë, Macron do t’i drejtohet një fjalimi francezëve nesër, në orën tetë të mbrëmjes.

Vetëm në Francë sot, janë raportuar 34,000 raste të reja dhe 523 pacientë kanë vdekur. Karakteristikë e shpejtësisë së përhapjes së pandemisë në Francë është se dje rastet ishin 26,770, dmth në një ditë u rritën me 7,230.

Çdo masë do të vendoset të mërkurën në mëngjes në një takim me ekspertë që do të zhvillohet para mbledhjes së kabinetit, shkruajnë mediat e huaja.

Përveç kësaj, Macron u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe kërkoi mbështetjen e tyre për masat që do të nevojiten. Pas fjalimit që presidenti francez do t’i drejtohet popullit francez nesër në mbrëmje, masat do të duhet të miratohen nga Parlamenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura