Rritja e çmimit të biletës, PD-qytetarëve: Mos jepni para për xhepat e Veliajt

Jan 31, 2016 | 13:48
SHPËRNDAJE
PD e quan gjobë korruptive të kreut të Bashkisë çmimin e ri të biletave të urbanit në kryeqytet. Ndaj në një deklaratë për mediat, këshilltarja e PD në Bashki Reila Bozdo tha se së bashku me kolegët e saj në bashki “do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje”.
“Ne i bëjmë thirrje qytetarëve ti rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij”,- tha ajo.
Autobusi i Kinostudios, ilustrim
Autobusi i Kinostudios, ilustrim
Deklaratë e këshilltares së PD në Bashkinë e Tiranës, Reila Bozdo
Nga nesër qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj.
Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.
Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha.
Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.
Partia Demokratike, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve ti rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.
Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës, se sapo shqiptarët ti besojnë Partisë Demokratike vendimarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 300 lekë, dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në gjithë vendin, do të hiqet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura