Rritet përqindja e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë

Jun 28, 2022 | 12:48
SHPËRNDAJE

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 64 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, pas testimit të 208 mostrave.

kosov shendet

Kjo nënkupton se 30.76 për qind e rasteve kanë dalë pozitive në krahasim me 17.5 për qind sa kanë qenë në ditën paraprake.

Në periudhë 24-orëshe nuk ka pasur viktima, derisa raste aktive janë 322.

Sipas autoriteteve, më 27 qershor janë vaksinuar 63 persona.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,140 vdekje.

Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

REL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura