Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, vetëm në 24 orë ndërruan jetë pesë persona. Të infektuarit llogariten 483

Apr 4, 2020 | 19:28
SHPËRNDAJE

Rritet bilanci i viktimave nga virusi vdekjeprurës COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

koronavirus

Sipas mediave vendase gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 53 raste të reja të infektuara, duke e çuar kështu numrin në 483.

Ndërsa vetëm pesë viktima janë shënuar në 24 orë duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën në 17.

Ky është numri më i madh i vdekjeve, por edhe i rasteve pozitive brenda 24 orëve që kur vendi ynë është prekur nga koronavirusi. Po ashtu janë shëruar edhe 20 pacientë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë numri i 53 rasteve të reja sipas qyteteve është:

Shkup – 13

Strugë  – 14

Kumanovë – 8

Shtip – 5

Prilep – 2

Tetovë  – 2

Koçan – 6

Veles – 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura