Rritet numri i personave të prekur me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, në pritje të përgjigjeve edhe 30 të tjerë

Mar 18, 2020 | 15:34
SHPËRNDAJE

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 35.

ministri

Kështu njofton Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sqaroi se për 4 personat e sotëm, që kanë rezultuar pozitivë kanë pasur kontakte më herët me të diagnostikuarit, që ndodhen tashmë të shtruar në spitale.

Ndërsa aktualisht po testohen edhe 30 persona të tjerë.

“Mbrëmë vonë janë bërë 4 teste që kanë rezultuar pozitiv, të gjithë kanë pasur kontakte me personat e diagnostikuar më herët. Të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin po bëhen analiza për 30 persona”- tha Filipçe.

Ministri Filipçe shtoi se Sistemi Shëndetësorë në Maqedonminë e Veriut ka rezerva të mjaftueshme të gjakut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura