Rritet numri i infeksioneve dhe viktimave në Maqedoninë e Veriut, ja bilanci i 24 orëve të fundit

May 23, 2020 | 15:17
SHPËRNDAJE

Numri i personave që kanë kontraktuar koronavirusin është rritur në Maqedoninë e Veriut.

koronavirus

Mediat vendase raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar gjithsej 744 testime prej të cilëve 20 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas qyteteve, 16 raste janë vërtetuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 24 të shëruar në 24 orët e fundit. Sipas qyteteve, janë regjistruar 4 pacientë të shëruar në Shkup, 3 në Kumanovë, 5 në Prilep, 6 në Tetovë, 4 në Veles dhe 2 në Manastir.

Fatkeqësisht, gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e  infektimit me koronavirusi ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi. Pacienti 63 vjeçar ishte shtruar në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” më 6 maj.

Me statistikat e fundit, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 1.941 persona, prej të cilëve  1.411 janë shëruar kurse 113 fatkeqësisht kanë humbur betejën me virusin koronavirusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura