Rriten përsëri çmimet në Kosovë, inflacioni shkon në 14.2 për qind

Aug 12, 2022 | 15:47
SHPËRNDAJE

Situata me rritjen e çmimeve është rënduar edhe më shumë në Kosovë.

cmime

Gjatë muajit korrik inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.2 për qind. Produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.

Shtrenjtimi i produkteve ushqimore ka vazhduar ta rëndoj jetën e qytetarëve të Kosovës edhe gjatë këtyre muajve të ngrohta të verës.

Norma vjetore e inflacionit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tashmë ka thyer rekord, duke shkuar në 14.2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14.2 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin korrik 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë”.

Agjencia ka treguar se vajra dhe yndyra ushqimore janë rritur për 54.1 për qind, lendet djegëse për 43.5 për qind, bukë dhe drithëra për 32.1 për qind. Kurse, qumështi, djathi dhe vezë janë shtrenjtuar për 26.3 për qind.

“Vajra dhe yndyra ushqimore (54.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (44.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.5%); bukë dhe drithëra (32.1%); shërbime për transport (27.7%); gaz (26.8%); qumësht, djathë dhe vezë (26.3%); mish (21.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (19.1%); kafe, çaj dhe kakao (16.8%); prodhime të ndryshme ushqimore, salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (15.2%); shërbime hoteliere (14.6%); materiale për mirëmbajtjen dhe riparimin e banesës (12.2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (11.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11.3%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (9.9%); pushime të organizuara (8.3%); perime (7.7%); kujdes personal (7.4%); pije alkoolike (7.1%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (6.9%); gjërat personale (6.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6.5%); pajisje shtëpiake (6.2%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6.2%); blerje e automjeteve (5.7%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5.1%); duhan (4.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (3.7%)”, ka treguar ASK.

Po ashtu, edhe inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 0.9 për qind në muajin korrik 2022.

“ Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin qershor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (22.1%); shërbime për transport (9.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (7.4%); qumësht, djathë dhe vezë (4.8%); bukë dhe drithëra (3.9%); pemë (3.6%); pije alkoolike (3.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime hoteliere (2.0%); mish (1.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK:, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa, sipas këtij raporti rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-7.7%) dhe perime (-3.5%), me një ndikim prej (-0.6 për qind).

Kujtojmë se Agjencia e Statistikave kishte treguar se norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”.

Sipas ASK-së, në muajin qershor ishin ngritur edhe çmimet e sheqerit, mjaltit, kafes, pijeve alkoolike si dhe lëndëve djegëse të ngurta, dru zjarri etj.

Paga mesatare bruto në Kosovë llogaritet të jetë rreth 460 euro.

Në sektorin privat, paga mesatare është rreth 380 euro, ndërsa në sektorin publik rreth 620 euro. Sindikalistë të sektorëve të ndryshëm në Kosovë kanë kërkuar disa herë rritje pagash.

Qeveria e Kosovës, në muajin prill, ka miratuar projektligjin për rritjen e pagës minimale nga 130-170 euro, sa është aktualisht, në 250 euro neto.

Ka qenë e paraparë që ky projektligj të dalë në votim në Kuvendin e Kosovës më 6 qershor, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kuorumit. Në prill, Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro për kategori të ndryshme të shoqërisë, për t’i ndihmuar, siç është thënë, të përballojnë situatën e krijuar nga çmimet në rritje.

Vlera e parashikuar e kontratës: 25 000,00

Kuvendi i Republikës së Kosovës

FURNIZIMI ME TEPISONA DHE PERDE- 15 artikuj

Red Bull, peshk e sallatë| Goran Rakiq i bën “rrush e kumbulla” 44 mijë euro

Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq ka vendosur që t’i shpenzojë 44 mijë euro në pije dhe ushqim. Në tenderin e shpallur është treguar se me këto para do të bilën disa lloje të ushqimit, pije freskues, kafe e çaja. Nuk do të mungoj as pija “Red bull”. Shërbimi me këto produkte do të behët prej orës 07:30 deri në ora 16:00 në pesë ditë të javës.

Kryetari i Listës Serbe që mban edhe funksionin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq, ka vendosur që t’i shpenzojë 44 mijë euro të buxhetit të shtetit në pije dhe ushqim.

Në tenderin e shpallur para disa dite është treguar se me këto para do të blihen të gjitha llojet e kafeve dhe çajeve. Po ashtu nuk do të mungojnë edhe pijet ekzotike.

Derisa në menynë e ushqimit janë paraparë të jenë disa lloje të sendëich, peshk, sallata të ndryshme, supa, omlet e ve të ziera.

Kontratën për furnizim me këto produkte e ka nënshkruar kompania “Family AD” gjatë ditës së djeshme.

“Shërbime hoteliere në objektin e MKK-së”. Vlera e përgjithshme e kontratës 43 980,00 euro. Data e dhënies së kontratës 10.08.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 11.08.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri zyrtar: Family AD SH.P.K”, shkruan në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit është treguar se Bufeja e MKK-së duhet të jetë e pajisur çdo herë me këto produkte.

“OE duhet të ketë staf të mjaftueshëm për realizimin e shërbimeve. Bufeja e MKK-se duhet të jetë e pajisur non stop me këto produkte/artikuj, nuk duhet të ketë mungesë se artikujve, nëse ndonjë artikull mungon aj duhet që të plotësohet max brenda tri(3) ditëve, nëse nuk vjen artikulli i caktuar brenda tri (3) ditëve do te shqiptohet vërejtje”.

Po ashtu është bërë me dije se Ministria për Komunitete dhe Kthim, ka kërkesë që të ofroj lokalin me sallën me sipërfaqe prej 35 deri në 40 metra katror për restaurant.

“Shërbimi i mirëmbajtjes së Restaurantit ( i quajtur si lokal) duhet te sigurohet nga siguruesi i shërbimit pa kurrfarë kostoje (pagesë) ndaj Etnitetit Puplik (MKK-së), me të gjitha produktet në normën e pranueshme Komerciale . Të gjitha pajisjet për punë në kuzhinë, Frigoriferat , enet e kuzhinës , mobilet (karrigat , tavolinat ) , Banaku (Shanku) duhet të sigurohen nga siguruesi i shërbimit, të cilat së pari aprovohen nga MKK-ja. Lokali do te jete i hapur prej orës 07:30 deri ne ora 16:00 prej te Hanë deri te Premten”, thuhet në dosjen e tenderit.

Produktet kryesore që do të shërben në këtë restorant për gjatë pesë ditëve të javës janë çaj i zi, kafe turke filxhan i madh, kafe expreso ( e shkurtë , gjysmë dhe e gjatë) kafe makiato e madhe, kafe makiato e vogël, kafe kapucino, nes kafe ose ekuivalente (classic dhe vanill), qumësht me çokollatë ( bambi), çaja të ndryshëm (kamomil, fruta mali, hibiscus ment, i gjelbërt, gjengjefil).

Në listën e pijeve ekzotike kanë zën vend edhe Red bulli e Red rain.

“Pije në kënaqe 330 ml. (coca cola ,coca cola zero, fanta, sprite, schëeepes biter limon, schëeepes tonik, Ice Tea- çaj i ftohtë ose ekuivalente ). Red bull, Red rain ose ekuivalente. Lëngje frutash paketim qelqi 250 ml.(pjeshkë, mollë , dredhëz, boronicë, vishnje, portokall). Ujë natyral 0.5 L. Ujë i gazuar 0.5 L. Ujë mineral me limon , lacin, pinar ose ekuivalente”.

Kurse tek menyja e ushqimit një vend të veçantë e kanë zënë, peshku, sallat e ndryshme, sendëicha, kifle, supë e omleta.

“Sendëich me proshutë / tost–150 gr(pershute,djath I shkrire,sos,sallat). Sendëich tuna / tost – 150 gr(tune,sos,sallat). Sendëich i ftoftë në formë të paketuar i ftohtë I mbylluar me vakum (proshutë,proshutë pule ,picante tuna) sendëichi duhet te jete fabrikisht I paketuar ne qese. Kifle , croasan(krem qokollad, xhem , djath). Argeta 95gr ose ekuivalente( pule, tuna , pikante ) + Buka 200 gr. Peshk i konzervuar – 100 gr + Buka 200 gr. Tuna e konzervuar – 100 gr + Buka 200. Sallat shope – 200 gr. Sallat tuna – 200 gr. Supa të ndryshme ( perime , pule , mish viqi ).Omlet me djath (3 vezë) + Buka 200 gr. Pasta te ndryshmes – shpageta , makarona(sos,mish te bluarviqi dhe pule,djathra domate) Copë. Vezë të ziera . Omlet me suxhuk ( 3 vezë) + buka 200 gr ; Omlet me prosutë (3 vezë) + buka 200 gr”, thuhet në përshkrimin që është bërë në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/.

Vera drejt fundit, “Çlirimtari” i Shtimes ende merret me tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve

Rrugët në qytetin e Shtimes nuk janë mirëmbajtur fare këto ditë, pasi tenderi për mirëmbajtën e tyre ka dështuar. Ndonëse, stina e verës veç është drejt fundit, udhëheqësit e Komunës së Shtimes ende po merret me këtë tender. Tashmë edhe përpjekja e fundit ka dështuar.

Komuna e Shtimes e udhëhequr nga Qemajl Aliu, i vetëshpallur si “çlirimtar”, ka dështuar keq në mirëmbajtën e rrugëve të qytetit.

Ndonëse stina e verës ka filluar në muajin qershor e përfundon edhe disa ditë, kjo Komunë ende po merret me tenderin e mirëmbajtjes verore të rrugëve, shkruan Demokracia.com.

Tenderi që ishte shpallur muaj më parë tashmë ka dështuar. për këtë dështim ka njoftuar vetë komuna përmes një publikimi të shpallur në e-prokurim.

Është thënë se kompanitë ofertuese nuk i kanë përmbushur kriteret.

“Për këtë aktivitet të prokurimit kanë apliku dy OE. Asnjëri nga OE nuk i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në njoftimin për kontratë dhe në dosje të tenderit”, thuhet në arsyetimin e komunës.

Qemajl Aliu dhe komuna e tij planet i kishin bërë që puna për mirëmbajtën të nis këtë muaj dhe të përfundoj në fund të këtij viti.

“Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve 25.07.2022. Kurse fillimi i punës 05.08.2022 dhe përfundimi më 30.12.2022”.

Në dosjen e tenderit që ishte shpallur muaj më parë, ishte bërë me dije se cilët janë rrugët dhe vendet që do të mirëmbahen nga kompania fituese.

“Rr. “Adem Jashari” nga qendra deri te rrethi Davidovc 1.6 km dhe anasjelltas duke përfshi dhe bankinat. m’ 3200. Rr. “Komandant Kumanova” qendra deri te rrethi për Ferizaj 1.6 km dhe anasjelltas duke përfshi dhe bankinat. m’ 3200. Rr. “Tahir Sinani” nga shkolla “Emin Duraku” deri te rrethi Belinc 800m dhe anasjelltas duke përfshi dhe bankinat. m’ 800. Sheshi “Ahmet Shtimja” dhe “Sheshi vogël afër Xhamisë” m’ 850. Varrezat e Veteranëve të Luftës m’ 9600”.

Në procesverbalin e hapjes së tenderit eshët treguar se për mirëmbajtën e rrugëve të Shtimes kanë konkurruar dy kompani.

Nuk dihet tash se çfarë veprime do të marrë Komuna e Shtimes, do të bëjë rishpalljen e këtij tenderi, apo do t’i lë rrugët pa mirëmbajte verore.

Kujtojmë se sitna e verës nis me 21 Qershor mbaron më 21 Shtator/Demokracia.com/.

Në Kosovë, ndahen 600 mijë euro mbështetje për prodhuesit vendorë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për mbështetje të prodhuesve vendorë. Ndarja sipas qeverisë është bërë me qëllim që prodhuesit vendorë të kenë mbështetje në rritjen e cilësisë së produktit.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 600 mijë eurove në mbështetje të prodhuesve vendorë.

Vendimi është në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati këto mjete parashihen që t’i japin mbështetje prodhuesve vendorë në ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Për mbështetjen e prodhuesve vendorë dhe bëhet fjalë për mbështetje shtesë prej 600 mijë euro për prodhuesit, në mënyrë që ata të kenë mbështetje për ngritje të kapaciteteve prodhuese dhe kapaciteteve të stafit”, tha Murati.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marr vendim që t’i ndajë edhe 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik, që kishin mbetur pa u mbështetur në rundin e parë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në prezantimin e vendimit është shprehur se duhet të ndahen edhe 100 mijë euro për këtë kategori.

“Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Pra, bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”.

/Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura