Rrihte gruan me shkop bejzbolli, arrestohet punonjësi i Policisë

Aug 29, 2015 | 15:15
SHPËRNDAJE

Një efektiv policia është arrestuar ditën e shtunë  pasi akuzohet për dhunë në familje. Ai është Ergys Hoxha, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë së Shëngjinit në Lezhë.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Hoxha, banues në Tiranë, akuzohet për dhunë sistematike në familje. Denoncimi për dhunë është kryer nga e shoqja e tij.

Policia ushtroi kontroll në banesën e efektivit të policisë dhe gjeti dy shkopinj bejzbolli, si edhe dy thika.

Dyshohet se Hoxha ka përdorur shkopinjtë për të rrahur bashkëshorten e tij. Kjo provohet edhe nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore, ku në trupin e gruas janë evidentuar shenja dhune.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura