Rreziku nga koronavirusi/ Balla flet për masat e marra për Kongresin e PS: Personi më negativ mbetet….

Feb 25, 2020 | 12:23
SHPËRNDAJE

taulant-balla433-770x376

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla është pyetur sot nga gazetarët lidhur me rrezikun e koronavirusit në Shqipëri dhe mundësinë për shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste. Balla tha se Shqipëria është vend normal dhe se Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat qëkur virusi i gripit u shfaq për herë të parë.

Balla tha se Kongresi do zhvillohet normalisht dhe se nuk ka asnjë rrezik. Ndërkohe që ai nuk ka lanë pa sulmuar Sali Berishën të cilin e quajti si “personazh negativ” që përhap panik.

Ai tha se Berisha ka qenë deputet i Kavajës, ndërkohë që tmerroi banorët e këtij qyteti, me lajmet e pavërteta.

“Shqipëria është shtet normal. Shqipëria ka një qeveri që bën detyrën çdo ditë.
Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat shumë herë më parë në kohë, kur ky virus gripal u afrua në Europë.

Qëkur virusi doli në Kinë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa nëpërmjet një protokolli të mirë detajuar.

I bëj thirrje qytetarëve që nuk ka nevojë për panik. Gjithçka duhet bërë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kongresi i PS do të zhvillohet normalisht sipas një axhende tre ditore, është në një mjedis të mbyllur në pallatin e Kongreseve për çdo lloj mase tjetër, jo vetëm ne por çdo person tjetër duhet të ndjekë masat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Personazhi më negativ në gjithë historisë së këtij vendi mbetet Sali Berisha. Sa hërë ka epidemi e fartkeqësi merr përsipër të shpërndajë lajme e të bëhet burim i alarmeve dhe shpikjes së lajmeve panikuese pa asnjë lloj burimi që kur tmerroi qytetarët e nderuar të Kavajës, që i dhanë mundësi të jetë deptuet për disa vjet, me shume se 15 vjet për sa i përket karantinës, ishte e turpshme që një ish kryeminister të shpërndajë lajme të tilla që s’kanë asnjë të vërtetë brenda tyre dhe për më tepër që ky person dikur ka qenë doktor” theksoi Balla.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura