Rreziku nga bruceloza, Ali Lilo nga MBZHR: Fushatë monitorimi në ferma dhe vaksinim, për 2019 pati 2 ferma pozitive

Oct 30, 2019 | 21:01
SHPËRNDAJE

Ali Lilo, përgjegjës i Epidiemologjisë, MBZHR ka folur për rrezikun nga bruceloza. Lilo shpjegon kur u shfaq në Shqipëri, zonat më të prekura dhe fushatën e ndërmarrë për vaksinimin e popullatës së kafshëve.

I ftuar në emisionin “Alert” në News24, Lilo tha se Bruceloza është një sëmundje e vjetër, endemike.

41aa918c-2e35-48f2-954e-beabbc46b4f6

Bruceloza është një sëmundje e vjetër, endemike, nga vitet ‘90 ka qenë drejtë çrrënjosjes në Shqipëri. Fillimisht është shfaqur në jug të Shqipërisë, pasi kishte shkëmbim kafshësh me rajonin, Greqinë dhe mungesa e kontrolleve bëri që të kishte një përhapje të lartë. Ndërsa në veri, Kalaja e Dodës dhe kufiri me Maqedoninë ishte një pikë që u bë burim për shfaqjen e brucelozës”-tha Lilo.

Ali Lilo flet për rastet e transmetimit të brucelozës tek njerëzit dhe kush janë më të rrezikuarit.

Bruceloza në fillim ishte një sëmundje që nuk njihej nga fermerët, deri në vitin 2004, ka patur shumë raste në kafshë dhe disa raste në njerëz. Sipas ISHP, në 2004 ka patur rreth 1200 raste në njerëz të prekur, të shtruar në spital. 20 apo 30% ishin blegtorë e barinj që punonin në Greqi, burim infeksioni nga Brucela militensis. Nga bruceloza preken më shumë veterinerët, blegtorët që kanë kontakte të afërta me kafshët, ndërsa pikë kritike mbetet qumështi dhe abortet te kafshët”- u shpreh Lilo.

Sipas Lilos, Ministria e Bujqësisë ndërmori një strategji për luftimin e brucelozës në të imta dhe fushatë monitorimi në ferma dhe vaksinimi.

Nga 2011 u bë një strategji më efektive për luftimin e brucelozës në të imta, çdo vit fushata vaksinimi. Në 2018 dhe 2019, vaksinim te kafshët e remonitit. Në 2019, monitorohen të gjitha fermat e qumështit mbi 10 krerë. Gjatë 2017, 100 kafshë me brucelozë u eleminuan konform ligjit, ndërsa për vitin 2019, pati vetëm 2 ferma pozitive, 5 krerë me brucelozë. Çdo rast që del pozitiv me brucelozë, është detyrim nga shërbimi veterinar për njoftimin me shkrim apo rrugë të tjera zyrtare për praninë e sëmundjes. Në të gjitha rastet kur ISHP informohet nga strukturat e veta, informimi bëhet edhe në nivel lokal dhe për rrjedhojë ka patur përmirësime në shkëmbimin e informacionit. Fermat e qumështit janë të stabilizuara, të kontrolluara, qumësht i sigurt për konsum”-tha Lilo.

Lilo shpjegon edhe simptomat që shfaqen tek njerëzit e prekur nga bruceloza.

Simptomat janë temperaturë, ethe, dhimbje kockash, bakteret mund të lokalizohen edhe në aparatin e frymarrjes, shufishohet pas 40 ditësh në gjak dhe një i prekur duhet të marrë mjekim rreth 45 ditë, që të dalë nga gjaku”-theksoi Lilo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura