“Rreziku do të jetë më i lartë nesër”, ç’parashikojnë meteorologët, rritja e temperaturave sjell…

May 16, 2020 | 20:51
SHPËRNDAJE

97979723_1682844071869432_3573396267532812288_o

Me rritjen e temperaturave rritet edhe rreziku nga zjarret në pyje.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raporton se sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) pritet rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet nga zjarret në pyje.

“Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Kukës (Lindje), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Jug-Lindje). Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme”, shkruan IGJEUM.

Sa i takon reshjeve, sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë për secilin qark).

Nesër (e diel, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 33°C

në vendet e ulëta: 18 / 34°C

në vendet malore: 17 / 32 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 16) dhe nesër (e diel, dt. 17) pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura