Rrezik epidemie në Berat, uji në çezma, i papijshëm. Autobotet shesin ujë të pakontrolluar

Feb 21, 2015 | 16:33
SHPËRNDAJE

Autobotët në Berat

Berat- Qytetarët në Berat rrezikohen nga shpërthimi i një epidemie të mundshme për shkak të nivelit alarmant të ndotjes së ujit të pijshëm. Uji që vjen në çezmat e tyre, është i papijshëm për shkak se tubacionet nga të cilat rrjedh uji, janë të çara dhe në to depërtojnë edhe ujërat e kanaleve të zeza.

Alarmin e jep drejtoria e Ujësjellësit të qytetit rajonal, e cila thekson se tubacionet e amortizuara, mbi 50-vjeçare, janë shkak i ndotjes së ujit të pijshëm.

Sakaq, një tjetër problem për qytetarët berates është edhe uji që shitet nëpër autobotë, që sipas ekspertëve, nuk dihet se ku mbushet, është i pakontrolluar dhe tepër i dëmshëm për shëndetin.

Ndërsa vetë banorët e zonës, thanë për Panorama Online se uji që blejnë me lekë në autobotë vjen erë, por nuk kanë rrugë zgjidhje tjetër.

Burime nga drejtoria e Ujsjellësit, bëjnë të ditur se ndotja ka disa pika kryesore që mund të vijë. Si pasojë e amortizimit të tubacionëve, të cilët në 60 përqind e tyre janë të çarë. Sipas specialistëve të Drejtorisë Shëndetit Publikë, tubacionet e ujit të pijshëm janë paralel me tubacionet e ujrave të zeza.

Burimet bëjnë të ditur se gjendja më e rënduar është në lagjen Kala, Mangalem, Kushtrim, 10 korriku.

Shumë autobote shesin ujë në qytetin e urës- Vajgurore ,në për fshatrate komunës Poshnje ,Kutalli , Otllak, etj, ,por uji nuk dihët se në cilin burim merret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura