Rrëmbeu nipin dhe e mbajti të fshehur për një javë, arrestohet gjyshja e 3-vjeçarit

Apr 20, 2024 | 17:47
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar gjyshen e 3-vjeçarit, e cila  e rrëmbeu dhe e mbajti të fshehur për një  javë këtë të fundit.

3-vjecari durres

Bahrije Gjuni është personi i tretë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në dëshmi është shprehur se kanë marrë nipin sepse kanë dashur ta rrisin vetë.

Ajo ka treguar se përgjatë këtyre ditëve që ka qenë në kërkim nga policia, kishte qëndruar mes Kukësit dhe Tiranës, në vende dhe hotele të ndryshme.

Ndërsa për arsyen e dorëzimit në polici, Bahrije Gjuni është shprehur se e ka çuar pranë autoriteteve për shkak se ndiqej nga policia.

Mësohet në në kërkim është shpallur vëllai tjetër i zonjës Gjuni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura