Rrëmbehet zyrtari lokal në Ukrainë, po shoqëronte një dërgesë me ndihma kur kap nga forcat ruse

Apr 2, 2022 | 13:47
SHPËRNDAJE

Trupat ruse kanë rrëmbyer nënkryetarin e rajonit Sumy në Ukrainën veriore, zbuloi kreu i rajonit Dmytro Zhyvytskyi për BBC.

Oleksiy Shibayev

Zyrtari Oleksiy Shibayev është nënkryetar i bashkisë së qarkut Nova Sloboda.

Ai po shoqëronte një dërgesë me ndihme kur u ndalua nga trupat ruse në një pikë kontrolli të premten në zonën Putyvl, rreth 80 km (50 milje) në veriperëndim të Sumy.

Zona është afër kufirit rus, por Sumy është ende në duart e Ukrainës, megjithatë e goditur nga artileria ruse.

Një numër zyrtarësh të tjerë lokalë ukrainas janë kapur rob nga forcat pushtuese ruse dhe në disa raste janë zëvendësuar nga bashkëpunëtorë të tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura