Rregullonte banesën, bie në kontakt me rrymën elektrike dhe vdes i riu

Jul 16, 2016 | 15:48
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.

Burimet e policisë bëjnë me dije se rreth orës 10:30, në Spitalin Rajonal është dërguar nga familjarët një person i vdekur për shkak të rrymës elektrike.

ambulanca

Mësohet se viktima është identifikuar si D. B., rreth 26 vjeç, banues në fshatin Karbunar, Vlorë.

Dyshohet se ky shtetas për shkak të lagështirës ka rënë në kontakt me rrymën elekrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij pasi ky shtetas po tentonte të kryente disa riparime në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura