Rrëfimi i dhimbshëm i infermieres: Këtu vetëm qahet, shumë vdesin keq, e të vetmuar. Marr 1600 euro, por nuk dorëzohem

Mar 17, 2020 | 14:28
SHPËRNDAJE

“Këtu brenda qahet gjithmonë, njerëzit vuajnë, shumë prej tyre ia hedhin e shpëtojnë, por ka nga ata që vdesin dhe vdesin shumë keq”. Keto jane fjalet e para te infermieres 54 vjecare Maria Cristina Settembrese, 54 vjeçe, qe prej 43 vjetesh punon si infermiere infektive në spitalin San Paolo në Milano.

Ajo ka treguar detjae në një bisedë telefonike në radio Capital, raportuar nga Reppublica.it.koronavirus

Sipas saj, ne gjithe keto vite pune nuk eshte dneshur kurre me nje drame e dhimbje kaq te madhe, me njerez qe vdesin ne vetmi, pa flur apo pare me sy te aferm te tyre.

“Ata janë njerëz të vetmuar, asnjë i afërm nuk mund të hyjë në dhomë për t’u dhënë atyre kurajo dhe mbështetje. Të infektuarit fytyrën e kanë të mbuluar me një kasko sa vështirë i dëgjon kur flasin. Ata na kanë vetëm neve, kur ti hyn të dhomë për ta je rrezja e diellit që ata kanë nevojë” –thote ajo.

Pyetur se prej sa kohesh punon, dhe sa paguhet, ajo nuk ka turp te thote se pagesa eshte qesharake, por megjithe kete nuk do te dorezohet kurre se beri detyren qe ben.

“Kam 34 vjet që bëj këtë punë, marr1600-1650 euro në muaj përfshirë turnet e natës dhe festat. Jemi të keqtrajtuar, u kujtuan për ne vetëm tani që plasi epidemia e koronavirusit, është turp por ne nuk heqim dorë kurrë do bëjmë punën tonë”- thote ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura