Rrëfime nga Amerika

Feb 28, 2011 | 10:23
SHPËRNDAJE

Një tjetër libër me tregime nga pena e humorit, Agron Goga. “Për një çikëz Amerikë”, kështu titullohet përmbledhja më e re me tregime humoristike. Janë plot 26 tregime, të cilat vendosen as më pak e as më shumë, por në Amerikë, ëndrrën e shumë shqiptarëve. Por Goga është fokusuar tek një i vetëm, tek Terry. Shumë edhe mund ta njohin. Ai nuk është i panjohur për publikun shqiptar, prej daljes së tij në spektaklin e humorit “Portokalli” (një prej karaktereve të shumtë të artistit Agron Llakaj). Goga e vendos personazhin e tij në situata nga më të ndryshmet, duke ironizuar me idenë që shumë njerëz mund të kenë idenë, se gjithçka që vjen nga Amerikia, është pa dyshim më e mirë.

Titulli:
“Për një çikëz Amerikë”
Autori: Agron Goga
Shtëpia botuese:
“Emal”
Gjinia:
Tregime humoristike
Nr. i faqeve: 176
Çmimi: 500 lekë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura