Rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek/ Çfarë fshihet pas 5 shqiptarëve që më parë kanë terrorizuar nxënës dhe mësues në shkollat e tyre

Jun 28, 2022 | 17:39
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e pak ditëve më parë kur pesë shqiptarë rrahën për vdekje një 42 vjeçar helen për motive banale.shqiptarettt

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke shqiptarët janë të njohur edhe më parë nga banorët e Rafinës për agresivitetin dhe dhunën e tyre. Por të gjithë kanë pasur frikë të flasin për ta. Dy prej pesë shqiptarët që rrahën për vdekje 42-vjeçarin grek, merrnin shpesh pjesë në përleshje, apo të frikësonin dhe përndiqnin njerëzit, duke përfshirë edhe të mitur.

Nuk ka asnjë justifikim tjetër për këtë veprimtari kriminale, të cilën anëtarët e bandës e kanë shfaqur që në vitet e shkollës, ku kanë vënë në shënjestër njerëz, madje edhe mësues, të cilët më pas i kanë ndjekur në shtëpitë e tyre dhe më pas i kanë terrorizuar duke ditur vendin, vendbanimin e tyre.

Sipas newsbreak.gr, Dimitri i cili ra pre e dhunës që rezultoi fatale për të, nuk është i vetmi që është dhunuar nga pesë shqiptarët.

Mediat greke shkojnë më tej kur theksojnë se vrasja e 42 vjeçarit ka qenë e paramenduar nga shqiptarët të cilët nuk kanë lejuar as klientët e tjerë të lokalit të ndërhyjnë gjatë rrahjes brutale ndaj tij dhe se e kanë urryer atë për faktin së është grek.

Deri më tani për ngjarjen janë arrestuar 2 prej shqiptarëve të cilët cilësohen si autorët e rrahjes që çoi në vdekjen e 42 vjeçarit grek. Dimitris Skordas u rrah për vdekje fundjavën e kaluar teksa ishte në lokal me të dashurën. Në një moment shkoi në tualet dhe shqiptarët i ngacmuan të dashurën. Kur u kthye në tavolinën e tij, mësoi nga e dashura se e kishin ngacmuar dhe nisi konflikti që rezultoi fatal për 42 vjeçarin grek.

© Panorama.al

Te lidhura