Rozi Radi, kërcim mbi tavolina me Drinin dhe Labin

Jan 10, 2016 | 12:14
SHPËRNDAJE

Rozana Radi ka shfaqur anën e saj spektakolare në post-finalen e spektaklit “Dance with me”, ku ishte ftuar së bashku me Sabri Fejzullahin, si fituesit e edicionit të kaluar.

Pas një numri imitimesh të konkurrentëve të këtij viti, Rozana e ka vazhduar show-n me djemtë e garës në club. Ajo është fotografuar duke kërcyer në banak mes Drini Zeqos dhe Labit, moderatorit të njohur në Kosovë.

225498

Rozi ka shfaqur gjithë talentin për t’u argëtuar, pasi është konfirmuar si pjesë e një tjetër formati që do të prezantohet nga Alketa Vejsiu, një tjetër patentë e suksesshme e “Endemol”, që titullohet “Your face sounds familiar”.

Sa i takon jetës private, ajo është e dashuruar prej tri vitesh me hetuesin Shtëpim Karakushi, me të cilën tashmë bashkëjeton në Tiranë.

5478

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura