Rozana Radi: Projekti i radhës ngjan si një film

Jul 21, 2015 | 13:23
SHPËRNDAJE


Fansat dhe publiku shqiptar akoma e kanë në mendje klipin ‘’O sa mirë me qenë shqiptar”, projekt ky i xhiruar dy vite më parë nga këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi. Megjithatë, duket se ka ardhur koha që ajo të sjellë përsëri projekte të reja, edhe pse gjithmonë është aktive në muzikë, qoftë edhe si tekstshkruese. ‘’Për me pas një Rozë’’ titullohet projekti i fundit i këngëtares që do të lançohet pas një jave. Arsyet e kësaj vonese Rozana i tregon vetë në një bisedë për gazetën “Panorama”. ‘

’Klipi është xhiruar në disa vende, jo vetëm në plazh, ka pesë skena brenda dhe kam bërë pesë ditë xhirime, është kostumografia shumë specifike që është përdorur në një kohë të caktuar, që do të thotë se jemi në kohëra të ndryshme në klip dhe jo vetëm në kohën moderne. Klipi ka kushtuar goxha shtrenjtë, në klip ka aktorë dhe ka shumë figurantë të moshave të ndryshme, ka edhe njerëz të famshëm që do jenë pjesë e klipit dhe po ashtu stafi ka qenë shumë i madh, deri në 60 persona, që janë marrë me këtë projekt. Kënga është punuar nga Elgit Doda’’, thekson në bisedën e saj Rozana.

‘’Mbas dy vitesh vendosa që të nxjerr diçka ndryshe dhe klipi është gjysmë film, gjysmë klip, me një operator të mrekullueshëm si Roki. Ai ka bërë një punë briliante, ka skena që janë xhiruar me dron, ka kamera që është xhiruar klipi nga më të fundit që kanë ardhur tani, me grim është marrë Frida & Xhoi, ndërsa Afërdita Shehi me veshjet e mia, si dhe Altin Mici ka veshur gjithë figurantët meshkuj në klipin e ri’’. Por, megjithëse ishte paralajmëruar që klipi të dalë sot (e shtunë), ai është shtyrë për javës tjetër për shkak se disa skena të projektit janë prishur dhe këngëtarja është detyruar të bëjë xhirime të reja.

‘’Më janë korruptuar disa skena të klipit, jam detyruar t’i bëj nga fillimi dhe plus asaj, veshjet i kemi bërë prapë se unë zakonisht kur mbaroj xhirimet, veshjet e klipit i hedh’’, përfundon bisedën e saj këngëtarja Radi, e cila këtë herë vjen edhe në një    superformë fizike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura