Pas rekordeve të njëpasnjëshme të vendosura nga Kristiano Ronaldo, portugezi duhet të përballet edhe me një problem i cili po e shkatërron atë si asnjë tjetër.
34-vjeçari akuzohej se kishte përdhunuar Katerin Majorga në vitin 2009, e cila punonte si kameriere dhe portugezi e kishte marrë në shtëpinë e tij. Pikërisht ishte vetë amerikania e cila e denoncoi këtë akt, por duke mos e thënë emrin e personit menjëherë, të cilin e tha më vonë se ishte Ronaldo.
Në vitin 2010, përfaqësuesit e Ronaldos dhe ata të Majorgës ranë dakord, që në drejtim të vajzës e cila kishte bërë denoncimin do të kalonin 290.000 sterlina dhe ajo do ta mbyllte këtë çështje dhe nuk do të fliste më. Pak kohë më parë vajza e cila kishte denoncuar lojtarin në 2010, kishte prishur marrëveshjen teksa foli për përdhunimin që i kishte bërë Ronaldo.
Diçka që u mbyll përsëri nga policia dhe prokurorët, në Las Vegas. Megjithatë nëpërmjet e-mail, “The Sun” ka siguruar disa dokumente të policisë, të cilat tregojnë se ADN-ja e portugezit, përputhet me atë që akuzohet. Kjo pritet t’i hapë sërish probleme Ronaldos, i cili duket se e ka të pamundur ta mbyllë njëherë e mirë këtë çështje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al