Romnej, fjalim për nominimin, dënon Obamën

Aug 31, 2012 | 14:23
SHPËRNDAJE
Mit Romnej

Kandidati republikan për Presidencën, Mit Romnej, ka pranuar dje para amerikanëve kandidaturën e tij, në një fjalim në mbyllje të Konventës Nacionale Republikane. Romnej u ka kërkuar amerikanëve të braktisin rrugën ku ka ecur vendi gjatë katër viteve të fundit të drejtimit nga Presidenti demokrat, Barak Obama. Në fjalimin e tij ai ka vendosur të paraqesë zhgënjimin e republikanëve për “dështimin” e Obamës në premtimet ekonomike dhe ato të punësimit, si dhe mbrojtjen e sigurinë, por përdori edhe jetën e tij personale për të prekur zemrat e votuesve. Kjo duket si mundësia e fundit e Romnejt, i cili kërkon të drejtojë Presidencën amerikane prej pesë vitesh, pasi pretendonte nominimin e republikanëve edhe në zgjedhjet e 2008-s, por në atë kohë iu besua Xhon Mekein, i cili humbi kundër Obamës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura