Romnej fiton në Teksas, kandidatura republikane e garantuar

May 31, 2012 | 13:35
SHPËRNDAJE

Mit Romnej ka arritur të sigurojë me lehtësi në Teksas një numër votash që i përforcojnë atij sigurinë për të qenë kandidati republikan për garën kundër Barak Obamës në presidencialet e muajit nëntor në SHBA. Romnej, mormoni i parë që fiton të drejtën nga një parti e madhe për të garuar për President, u shpreh i përulur pas rezultateve në Teksas. Nominimi zyrtar do të bëhet në konventën republikane në Tampa të Floridës, në fund të muajit gusht, por asnjë kandidat tjetër republikan nuk ka arritur të marrë votat e duhura për të garuar. Me rezultatet e fundit, Mit Romnej ka marrë më shumë mbështetje se babai i tij, Xhorxh Romnej, i cili dështoi në përpjekjet për të qenë kandidat zyrtar i republikanëve në vitin 1968.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura