Romir Zalla: “Gardërobë”, emisioni ku do të zhvesh politikën dhe ku humori do të jetë inteligjent

Apr 22, 2017 | 13:15
SHPËRNDAJE

Me këmishë të bardhë, kombinuar me tiranda dhe papion, Romir Zalla rikthehet në ekran i veçantë, më artistik në stil dhe elegant në formatin e ri televiziv të gjinisë “Late Night Show”.

Për humorin e hollë nga rubrika “N’sirtar”, ku merret me argumentin e javës deri tek ajo “Pa kollare” me të ftuarin e mbrëmjes, aktori i njohur rrëfen për gazetën “Panorama” risitë e emisionit të tij të ri, “Gardërobë”.skan

“Gardërobë” titullohet emisioni yt i ri. Cili është kuptimi i parë dhe i dytë i këtij emri?

“Gardërobë”, në kuptimin e parë quheshin dhomat në kështjellat mesjetare në shekullin e 15-të. Ka dhe një prejardhje nga frëngjishtja “Grade Robe” që do të thotë mbajtëse palltosh. Por unë i kam vënë këtë titull programit në një kuptim paksa më të gjerë. Në sensin që këtu do të flitet për gjithç- ka, problemet sociale dhe ekonomike, mentalitetet, konceptet, paragjykimet, shprehit, nocionet, sistemet. Pastaj në një vend si “Gardëroba”, njeriu vishet, zhvishet, ndërrohet, rregullohet dhe është më i vërtetë se kurrë… ose jo.

Deri ku shkon larmia e tematikave në gardërobën tënde televizive?

Pikësynimi është që të ketë pak më shumë brendi, përmbajtje, pa anashkaluar formatin televiziv që për hir të së vërtetës, për faktin që transmetohet në SCAN, televizion me natyrë ekonomike, më kondicionon pak. Por edhe më jep hapësirë të trajtoj thjesht dhe me humor ndjeshmëritë e publikut: Pensionet, taksat, ofertat, reminitancat… kam filluar të më- soj dhe pak ekonomi, në fakt. Për t’ia arritur kësaj, kam një mbështetje shumë të madhe nga i gjithë stafi i televizionit, por sidomos nga producentja e programit, zj. Elvana Hana, që më ka ofruar mundësinë dhe hapësirën për të krijuar këtë program që kam dashur ta bëj më herët.

Ti sjell aktualitetin të trajtuar me nota humori të hollë. Nga Instagrami te personi që kujdeset për pusetat, cilët janë profesionistët që bëhen objekt i batutave të tua?

Në fakt është një format “Late Night Show”, shumë i përhapur jo vetëm në USA, me David Letterman, Stephen Colbert, Conan O’Brien, Jimmy Kimmel, Jon Stewart etj., por edhe në Angli, Gjermani, Holandë… Moderohet nga komedianë, të cilët kanë shoe-n e tyre bazuar në personalitetin e tyre. Dhe sigurisht aty ata janë të lirë të flasin për gjithçka dhe të mbajnë qëndrimin e tyre , me humor, për çdo fenomen politik apo shoqëror. Formati është i hapur të përmbajë: stand up, intervista, komente etj. Ndërkohë realiteti shqiptar, jo vetëm politik, ka për të folur e trajtuar pa fund. Shembujt që përmendët ju janë nga “Me lug’ k’pucë, momenti Off, pra jashtë transmetimit, ku në formën stand up unë flas për gjëra “personale” dhe nga rubrika “Rrongllat”, ku unë do të flas për gjëra tipike shqiptare. Por pjesën e luanit sigurisht e zënë rubrika “N’sirtar”, ku do merrem me argumentin e javës dhe rubrika “Pa kollare”, që është biseda me të ftuarin e javës. Mendoj se për 30 deri në 40 minuta çdo javë do të ketë plot gjëra për të trajtuar me humor dhe thjesht, pa dorashka. Ja, prapë dolëm te… Gardëroba.

Duket sikur je në rolin e vëzhguesit dhe atij qytetarit të lirë që flet për gjithçka e këdo. Çfarë të bën përshtypje te politikanët, dhe çfarë sheh grotekse në skenën politike?

Sigurisht, mendoj se në radhë të parë si qytetar, por edhe si aktor apo komedian, mund të them opinionin tim, qëndrimin tim me humor, të vërtetën për çfarë na rrethon, na shqetëson si shoqëri. Fenomene groteske gjen jo vetëm në politikë, por edhe te shoqëria. Për koincidencë, në intervistat me dy të ftuarit e parë, të dy thanë diku të njëjtën shprehje: Çdo popull ka politikanët që meriton. E ndoshta programi “Gardërobë” mund t’i ndihmojë të gjithë të bëhen pak më të vetëdijshëm, më të ndërgjegjshëm, më optimistë, më të qeshur dhe më pak groteskë. Por, mbi të gjitha, të kemi guximin që t’i shohim e t’i themi gjërat ashtu siç janë në të vërtetë. Trajtuar me humor, janë më pak “të dhimbshme”.Romir-3-18053474_1015537417

Nëse flasim për rivalitet mes moderatorësh humori, çfarë mund të thuash për Ermal Mamaqin, Elvis Pupën, Salsano Rapin, Gentian Zenelajn, Julian Dedën etj.?

Nuk mund të flasim për rivalitet. Ermali, Visi, Genti, Juli … moderojnë në programe me specifika të ndryshme. Profesionalisht secili është në territorin e tij, sipas llojit të programit. Rivaliteti hyn në lojë tek audienca, shikueshmëria, impakti. Unë sapo kam “hyrë në valle”. Nuk e kam nxjerre shaminë akoma që ta tund dhe unë. Pastaj unë nuk i konsideroj rivalë. Përveç se kolegë, ne jemi dhe miq shumë të mirë. Dhe këtë nuk e them për hir të intervistës. E them vërtet. Aktorët e humorit janë njerëz pozitivë në thelb. Rivalitetin ua kemi lënë politikanëve.

Çfarë e ndan humorin banal nga ai i rafinuar?

Humor banal është humori pa përmbajtje. Ky lloj humori nuk rron gjatë. Është e vështirë të bësh për të qeshur dhe shumë e lehtë të bëhesh qesharak. Duket sikur janë e njëjta gjë, por nuk është ashtu. Humori i mirë, qoftë ky edhe i hollë apo i rafinuar, është ai lloj humori që edhe pas shumë kohësh mund ta shijosh e të qeshësh po njësoj. Humori i mirë do një penë të mirë, pozitivitet dhe interpretim profesional. Gjithë të tjerat janë gallatë.Romir-4-18053415_1015537416

Publiku shqiptar qesh me humorin bruto apo atë fin, ose siç quhet ndryshe humori anglez?

Publiku shqiptar është më i zgjuar se ç’e pandehim ne dhe qesh më shumë me humorin e pastër, të shëndetshëm, aktual, të vërtetë dhe e do humorin shqiptar. Meqë humori politik është në modë dhe i pëlqyer , për situatën zgjedhore ke përgatitur ndonjë puntatë të veçantë? Për zgjedhjet i bie të jetë episodi i fundit i këtij sezoni dhe kam menduar diçka… surprizë./Klotilda Harka- Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura