Roberti: Lidhja ime me Norën nuk është konsumuar akoma

Jun 23, 2016 | 12:56
SHPËRNDAJE

Deri dje njihej si burri seksi i Nora Istrefit, ndërsa sot ka pushtuar mediat me ekzibicionizmin e tij pas publikimit të klipit të parë si këngëtar me titullin “Made in Albania”. Por kjo periudhë ka qenë paksa e trazuar për Robert Berishën, për shkak të thashethemeve të shumta që janë bërë në media për martesën e lëkundur me Norën, tashmë që janë prindër të vajzës së tyre Renee.

nora-istrefi-tmp-0018-by-noriuka-848x478

Ndaj ai ka vendosur të rrëfejë gjithçka në një intervistë për revistën “Who”, ku përveç martesës me Norën, ka folur edhe për ato që i konsideron oferta të paturpshme nga vajzat. Bashkë me një set fotosh nga fotografi Veton Osmani, mashkulli më seksi i showbizzit të Kosovës ka rrëfyer më shumë sekrete nga jeta e tij.

“Ka disa kohë që e mendoj nisjen e një karriere si këngëtar. Siç besoj e dini që unë punoj prej vitesh si muzikant. Kam qenë shoqërues i Sinan Vllasaliut për shumë kohë, por me largimin e tij drejt SHBA-ve, nisa t’i përkushtohesha seriozisht projektit tim personal, për të nisur një karrierë solistike”, tregon ai në lidhje me shtysën për të hyrë në tregun muzikor si këngëtar në moshën 38-vjeçare.

Nora-Istrefi-dhe-Robert-Berisha-480x267

Ndërsa në lidhje me komentet e këqija që i janë bërë, ai ka thënë se kunata e tij, Era Istrefi, e kishte përgatitur për këtë. “Pak a shumë e dija që do më sulmonin, gjithsesi unë nuk jam nga ata që tërhiqem. Do të vazhdoj rrugën time”. Pyetjes se a ka pasur mbështetjen e partneres, Nora Istrefi, në këtë projekt të parë ai i përgjigjet: “Nora është gruaja ime, nëna e vajzës sime dhe sigurisht ka qenë një suport i madh në gjithë këtë. Por, gjithsesi, unë nuk dua që rruga ime në muzikë të varet nga Nora apo Era.

Muzika më ka njohur me Norën, nuk është një terren që po e prek për herë të parë”. Sa për zënkat apo mosmarrëveshjet mes tyre, ai ka treguar: “Sigurisht edhe ne, si çdo çift i shëndetshëm, kemi mosmarrëveshjet tona, por çdonjëra prej tyre merr zgjidhje aty. Raporti ynë nuk është konsumuar. Përkundrazi, pas lindjes së vajzës na duket sikur gjithçka ka nisur nga e para.

dasma_mediatike_e_nora_istrefi

Raporti ynë sot? Më shumë se i mirë. Tashmë që kemi vajzën, e duam edhe më shumë njëri-tjetrin. Po bëhemi gati për të hyrë në një shtëpi të re”, ka sqaruar Roberti. Ai i është përgjigjur dhe pyetjes nëse janë xhelozë për njëri-tjetrin: ”Jo, pasi unë kam besim absolut te Nora dhe po njësoj ajo tek unë”.

Por nuk mungojnë ngacmimet që i bëjnë vajza anonime, madje që i kërkojnë dhe seks në rrjetet sociale. “Po, e kanë bërë dhe thjesht i kam injoruar sepse janë profile që hapen thjesht për provokime të tilla”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura