Robert Berisha dhe e dashura e tij shijojnë pushimet e para/ Ja destinacioni i “arratisë” së çiftit (FOTO)

Jun 25, 2022 | 12:50
SHPËRNDAJE

PanoramaPlus.al/ Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci janë çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Para pak javësh këngëtari Robert Berisha zbuloi se po përjeton një lidhje të re dashurie me Lauretën dhe kjo e fundit publikoi fotën e parë krah të dashurit të saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, çifti më i ri i showbizit po shijojnë pushimet e para së bashku, jashtë vendit.

Roberti dhe Laureta janë arratisur në Turqi, ku nga fotot e postuara në Instagram nuk janë vetëm. Dyshja po i kalojnë pushimet me një grup miqsh.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French”, çifti shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.

Robert Berisha: Dueti me Norën një dedikim për Renee - Opinion.al

© Panorama.al

Te lidhura