RNW: Haradinaj i pafajshëm

Aug 31, 2011 | 12:51
SHPËRNDAJE

Radio Netherlands Worldwide (RNW) shkruan se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së shpejti do të jetë i lirë. Sipas kësaj radioje, Haradinaj deri më tani nuk është mundur që të rëndohet për asnjë krim.

Edhe dëshmitari Shefqet Kabashi solli një çudi para gjykatës, duke thënë se në malet e fshatit Jabllanicë nuk kishte burg, gjë që me këtë lehtëson peshën e Haradinajt.

Gjykata është duke e mbajtur edhe më tutje të mbyllur Kabashin dhe ka kërcënuar atë se do ta mbyll për 7 vite në burg ose të paguaj deri në 100.000 Euro.

Nga gjykata është duke u hulumtuar se mos vallë Kabashi është një ndër personat e frikësuar. Mirëpo deri më tani nuk është gjetur ndonjë shenjë se kemi të bëjmë frikësim të Kabashit. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura