Rizgjedhja e ish-kryeministrit në krye të PD/ Ristani: Demokratët më të bashkuar. Xhaferaj: Berisha nuk është zgjidhje. Nuk kishte garë…

May 23, 2022 | 21:34
SHPËRNDAJE

Rizgjedhja e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të PD-së u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në ‘News24’.

Screenshot_35-2

Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferaj deklaroi se nuk kishte garë, ndërsa shtoi se pas këtyre zgjedhjeve PD nuk është as më e hapur dhe as më e bashkuar. Ai theksoi ndër të tjera se dje kishte probleme në zgjedhje në Durrës.

Xhaferaj: Unë e kam pasur Berishën në fushatë, kemi bashkëpunuar. Pas kësaj zgjedhje nuk jemi as më të hapur, as më të bashkuar. Kishim një garë pa garë.

Ristani: Ti urojmë zotit Berisha punë të mbarë dhe suksese si kryetar i PD. Dje u bënë zgjedhjet. Gara vjen si pasojë e një procesi që kulmoi me zgjedhjen e kryetarit. Nisi me kuvendin e 11 dhjetorit ku u përcaktua rruga ku duhet të ecte PD-ja, ku u theksuan një sërë parimesh. Flitet nëse PD është e bashkuar apo jo. Është e bashkuar, më mirë se kurrë në këto 9 vitet e fundit. Fakti që një numër i deputetëve nuk i janë bashkuar, partia nuk janë deputetët, por masa e anëtarësisë së saj. Anëtarësia është më e bashkuar dhe konsistente

Shifrat që morën pjesë në votimin në zgjedhjet e PD, është një numër i konsoliduar prej 40 mijë anëtarësh. Zgjedhjet kanë qenë të hapura, ju keni pamjet. Në çdo degë ku janë zhvilluar zgjedhjet ku jemi pamje. PD është institucion. Zoti Bozdo është pjesë e procesit, di detajet. Kjo nuk e bën opozitën e pabashkuar, pasi është e bashkuar dhe më e fortë. Kemi një opozitë që nuk shet kandidaturat për pushtetin lokal. Kemi ndërtuar bazën për të qenë të hapur. askush nuk pengoi askënd që të garojë. nëse për ta ka qenë e pamundur që të mundnin szotin Berisha, dhe janë tërhequr, puna është e tyre. Kjo nuk e bën se gara ka pasur pengesë. Edhe zoti Xhaferaj donte të garonte, ta bënte.

Xhaferraj: Konkurroi pa garë se partia është berishiste. E lamë deri këtu se u zgjodh kryetari i partisë berishiste.

Ristani: Për ça rregullash e ke fjalën?

Xhaferaj: për çfarë rregullash më flet? Unë dëgjova që tha para një muaj që tha; e garantoj kandidatin që do respektohen rregullat. Kjo na bën me turp të gjitha. Shpifja dje kryetaren e PD Sarandë që tha; kandidati tjetër nuk ka përfaqësues, dhe është përfaqësuesi i Berishës që do të mbrojë ato vota. Unë këto o vëlla nuk i përtyp dot. (BW)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura