Rivarrimi i Isa Boletinit, nisin ceremonia dhe aktivitetet. Ja axhenda treditore

Jun 8, 2015 | 10:40
SHPËRNDAJE

Nën përkujdesjen e qeverisë së Kosovës kanë filluar sot ceremonia dhe aktivitetet për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini, në Boletin të Kosovës

Pamje nga nisja e ceremonisë së rivarrimit

Siç njoftoi Këshilli Organizativ fillimi i ceremonisë nis në orën 10:00 në Kompleksin e LSHP-së në Prizren, ndërsa arkivoli nga ky qytet, në orën 13:00 do të niset për në Deçan ku pritet të arrijë në orën 14:45.

Menjëherë pas kësaj fillojnë aktivitetet në sheshin Isa Boletini në Isniq, me fjalime rasti dhe një pjesë artistike. Homazhet do të zhvillohen prej orës 15:00 deri në orën 20:00, kur arkivoli do të vendoset në Shtëpinë e Kulturës.

 -AXHENDA-

E hënë (8 qershor 2015) – Prizren

Ora – 10:00 – Fillimi i ceremonisë në Kompleksin e LSHP-së;Ora11:15 – Fjalimi i Kryetarit të KomunësOra13: 00 – Përcjellja e arkivolitpër Deçan.

E hënë (8 qershor 2015) – Deçan

Ora14:45 – Arritja e arkivoli të Isa BoletinitOra 15:00- Isniq – Aktiviteti zhvillohet në sheshin Isa Boletini-Fjalë rasti nga përfaqësuesi i fshatit Isniq-Fjalë rasti nga Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj-Një monolog i shkurtër artistik për Isa Boletinin-Ora 15:00 deri 20:00 – HomazheOra 20:00 – Në shtëpinë e kulturës vendoset arkivoli i Isa Boletinit.

E martë (9 qershor 2015) – SKENDERAJ

Ora 09:00 Arritja në Skenderaj e Eskortës, në rrugën drejt Kompleksit Adem Jashari.

Ora 09:20Vendosja e eshtrave të Isa Boletinit në hapësirën pranë Kullës së Adem Jasharit

Ora 09:45Fillimi i homazheve nga përfaqësues të Familjes Jashari, përfaqësuesve institucional të Skenderajt, shoqatave, institucioneve të tjera dhe qytetarëve.

Ora 12:00 Përgatitjet për zhvendosje të eshtrave në drejtim të Prishtinës

E martë (9 qershor 2015) – PRISHTINË

Ora 14: 30 – Arritja e arkivolit të heroit kombëtar Isa Boletini në Prishtinë. Kortezhi kalon nga Bulevardi “Bill Clinton”, për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes Sheshit të qytetit. Arkivoli do të vendoset në Kuvendin e Republikës sëKosovës për homazhe.

Ora 14:30 – 17:45 – Homazhe ne Kuvendin e Kosovës në përcjellje të orkestrës “Rexho Mulliqi”.

Agjenda e Kuvendit të Kosovës –Prishtinë

Ora 12:00-Seancë e Veçantëe Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kujtim dhe nderim të figurës dhe veprës së Heroit Kombëtar Isa Boletini.

14:00 – 17:45Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Ora 18:00 – Përcjellja e arkivolit për Mitrovicë

E martë (9 qershor 2015) – MITROVICË

Ora 1500 – Revista e Folklorit në sheshin q qytetit.

Ora 1930 – Pritja e arkivolit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

E mërkurë (10 qershor 2015) – MITROVICË

Ora 0830 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës kushtuar Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Ora 0900- Homazhe në sheshin “Adem Jashari”.

Ora 11:00 – arkivoli do të lëviz në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”.

Axhenda e manifestimit qendrorë në stadiumin e qytetit “Adem Jashari” në Mitrovicë me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini

Në ora 12:00 në Stadiumin e qytetit të Mitrovicës do të realizohet ceremonia qendrore, me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Fjalët e Rastit

12:00 – 12:05 Luajtja e Himnit Kombëtar dhe Shtetëror

12:05 – 12:12 Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës

12:12 – 12:19 Përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë (Presidenti… ose)

12:19 – 12:26 Kryetari i Kuvendit të Kosovës

12:26 – 12:33 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës

12:33 – 12:40 Kryetari i Mitrovicës

12:40 – 13:00 Përfaqësuesi i Institutit të Historisë

13:00 – 13:05 Fjalët përshëndetëse (Maqedoni, Preshevë, etj)

13:05 – 13:10 Perfaqsuesi i Familjes Boletini

Pjesa e dytë e programit artistik

13:10 – 13: 20 – Kori i Filarmonisë-Operës së Kosovës.

13:20 – 13:35 – Ansambli i KKV “Shota” me kolazh me koreografi të valleve.

13:35 – 13:40 – Akto0ri Bislim Muqaj, recitim kushtuar Isa Boletinit.

Nga14:30 – Arkivoli do të udhëtojë për te varrezat në Boletin, në shoqërim të familjarë dhe të ftuarve të tyre.

Ora 15:00 – Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura