Ristani i përgjigjet Tahirit për pajisjen e përgjimit: Duhet të arrestohesh që sot

May 16, 2016 | 23:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Arben Ristani i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sot në “Top Story” pranon se në Polici është një pajisje, por që nuk përgjon.

Arben Ristani 28 shkurtAi tha se pajisja vetëm identifikon numrat celularë në një rreze të caktuar dhe se nuk mund të përgjojë.

Megjithatë, Ristani tha se Tahiri e ka pranuar pajisjen dhe se ajo ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në Shqipëri dhe për këtë duhet të arrestohet.

REAGIMI

Ne te njejtin televizion, ku genjeu per Audin e vet narkotaksi e nuk mbajti pergjegjesi.

Pikerisht ky qe genjeu per Shullazin e prape nuk mbajti pergjegjesi, genjeu per Habilajt, genjen per Balilin e nuk mban pergjegjesi, genjeu publikisht per BKH e nuk u skuq fare. Pikerisht ky sherbetor e ushtar i bandave, nga e njejta karrige e te njejtes studio, tregoi se ka genjyer edhe per paisjen e pergjimit.

Mes gafave, genjeshtrave dhe belbezimeve Sajmir Tahiri pranoi se paisja pergjuese nuk eshte regjistruar askund, pra eshte e paligjshme. 3 here u pyet sonte ne top story, a eshte e regjistruar, dhe te 3 heret i ra vrimes se vetme te fyellit qe ai di, sulmoi opoziten.

Eshte e qarte se paisja nuk eshte regjistruar. Vetem per kete shkelje te ligjit, pa pritur hetimin e plote per regjistrimet e telefonatave e komunikimeve, Tahiri duhet te arrestohej qe sonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura