Rindërtimi pas tërmetit/ Qeveria jep më shumë se 1 miliardë lekë për rikonstruksionin e banesave në Durrës, Kurbin dhe Shijak

Jul 15, 2020 | 18:54
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot një shumë prej 1 miliardë e 349 milionë e 321 mijë e 530 lekë për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale, pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, të të gjihtë individëve të cilët përfitojnë nga grantet.

Banesat ne Durres pas goditjeve te termetit (2)

Shuma e miratuar parashikon rikonstruksionin e njësive të banimit në Durrës, Kurbin dhe Shijak.

Kjo shumë parash është miratuar në buxhetin e vitit 2020 dhe vjen nga Fondi i Rindërtimit. Kështu 830 milionë e 944 mijë lekë shkojnë për Kurbinin, 127 milionë për Shijakun dhe 391 milionë e 200 mijë për Durrësin, Bashki e cila përfitoi dhe nga vendimi i parë ku iu akordua 3 miliardë e 220 milionë lekë.

Një vendim të tillë mori qeveria e Shqipërisë një javë më parë ku akordoi një fond prej 4 miliardë e 852 milionë lekësh për Bashkitë Tiranë, Durrës, Lezhë, Krujë e Kavajë.

Vendimi i plotë:  

vendimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura