“Rilindja e degradoi”- Përvjetori i Forcës Ajrore, Meta: Do të jetë prioritet i PL, që një objektiv madhor ka sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e sovranitetit

Apr 24, 2024 | 16:31
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kujtuar 73-vjetorion e Forcës Ajrore Shqiptare, me anë të një postimi në “facebook”.

439857676_980510983444137_3598526526672022272_n

Ndër të tjera ai shprehet se “Rilindja” e degradoi Forcën tonë Ajrore, duke e përdorur për aktivitete të paligjshme.

Ai shton se rritja e pensioneve të ushtarakëve, shtimi i buxhetit dhe rimëkëmbja e plotë, jo propagandistike, e Forcave të Armatosura shqiptare, siç e meriton një vend anëtar i NATO-s është prioritet i Partisë së Lirisë, që një objektiv të saj madhor ka sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë!

Postimi i plotë:

Në 73-vjetorin e Forcës Ajrore shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për të gjithë ata që e krijuan dhe e ngritën lart këtë forcë, për familjet e tyre dhe në veçanti për pilotët Dëshmorë, të cilët humbën jetën për të mbrojtur dhe siguruar pavarësinë e hapësirave shqiptare ndër vite.

Një falenderim për të gjithë veteranët që vazhdojnë të përcjellin ndër breza vlerat më të larta të ushtrisë shqiptare duke edukuar me patriotizëm dhe atdhedashuri brezat e rinj.

Në këto vite “Rilindja” e degradoi Forcën tonë Ajrore duke e përdorur për aktivitete të paligjshme, nga fikja e radarëve dhe deri tek trafiku i drogës, si dhe duke e çuar në dekadencë totale me helikopterë të blerë shtrenjtë por që nuk punojnë për shkak të korrupsionit.

Rritja e pensioneve të ushtarakëve, shtimi i buxhetit dhe rimëkëmbja e plotë, jo propagandistike, e Forcave të Armatosura shqiptare, siç e meriton një vend anëtar i NATO-s është prioritet i Partisë së Lirisë, që një objektiv të saj madhor ka sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura