Rikthehet alarmi i Fruthit, pas fëmijëve shtohet numri i të rriturve

Mar 13, 2018 | 16:55
SHPËRNDAJE

Epidemia e Fruthit ka marrë të tjera përmasa. Përveç fëmijëve nën 1 vjeç, të cilët janë prekur për shkak se nuk kanë mbushur moshën për vaksinë, janë shtuar edhe rastet e të rriturve të prekur nga virusi.

Në Shërbimin infektiv në QSUT çdo ditë paraqiten mesatarisht 7 raste me simptoma të Fruthit, ku një pjesë e tyre rezultojnë pozitiv.

spital

“Vetëm këto dy javë në mars kemi pasur 50 raste me simptoma të Fruthit”, thotë doktor Arjan Harxhi.

Mjekët thonë se këto janë raste që ose nuk e kanë bërë vaksinën ose nuk kanë kirjuar antitrupa mjaftueshëm, çka bën që kur bie në kontakt me virusin të infektohen. Aktualisht ka vetëm 7 raste të rënda të shtruar në Infektiv.

“Janë me pneumoni, po shyqyr nuk ka pasur raste me encefalit”, thotë dr. Harxhi.

Numri i rasteve të prekur gjithsej ka mbërritur në 271 ku shumicën e përbëjnë fëmijët nën 1 vjeç. Rastet jo të rënda të infektuar me Fruth kthehen në shtëpi duke u këshilluar nga mjekët që të izolohen në mënyrë që të mos infektojnë familjarët e tjerë.TCH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura