Rigjykim në Vlorë Lulzim Cakës

Oct 31, 2012 | 13:35
SHPËRNDAJE

“I tmerrshmi i Beratit”, Strasburgu gjeti shkelje në dënimin e parë. Dënimi në fuqi deri në fund të procesit.

Gjykata e Lartë: Të ripyeten shtatë dëshmitarë të krimeve.

Lulzim Caka, personazhi i njohur si “i tmerrshmi” i Beratit vite më parë, i dyshuar për një sërë veprash të rënda kriminale, do të rigjykohet në Apelin e Vlorës. Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e vendimit të Shkallës së Dytë të Vlorës të vitit 2000, që dënoi me 25 vjet burg Cakën për akuzat e “vrasjes me dashje”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Sipas Kolegjit Penal të kryesuar nga gjyqtari Gani Dizdari, Lulzim Caka do të rigjykohet në Gjykatën e Apelit Vlorë me një trupë tjetër gjykuese nga ajo që shqyrtoi dosjen e parë. Vendimi i Gjykatës së Lartë është shpallur në mars të këtij viti, por vetëm pak ditë më parë është zbardhur i plotë arsyetimi i tij. Në vendimin e arsyetuar, Gjykata e Lartë jep një “mal” me detyra për Gjykatën e Apelit, mes të cilave edhe thirrja si dëshmitarë në proces të pesë policëve, të pranishëm në një prej episodeve kriminale për të cilat akuzohet Caka. Në lidhje me detyrat, Kolegji Penal u referohet sugjerimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg në vendimin e dhjetorit 2009 të “Caka kundër Shqipërisë”.

(Artikullin e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura