Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit/ Mentor Kikia në Panorama TV: PS eleminoi llogaridhënien dhe shpiku tallavanë si mënyrë komunikimi, populli kërceu dhe partia fitoi

May 15, 2023 | 21:44
SHPËRNDAJE

Analisti Mentor Kikia ka renditur disa prej arsyeve që sipas tij bënë që PS të arrinte fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit.

cykfl

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panoram TV, Kikia tha se PS eliminoi llogaridhënien në popull dhe shpiku tallavanë si mënyrë komunikimi.

Sipas Kikisë, kjo bëri që populli të kërcente e të kënaqej dhe partia të fitonte zgjedhjet.

“PS është një parti e ndërtuar me një sistem kapilar, punon 4 vite për një ditë. PS ka qenë në punë për zgjedhjet. Ç’po bënte PD në atë kohë? Flasim te pjesa tjetër. Pra punë në vijimësi, përdorimi i infrastrukturës shtetërore. Është bërë metodë që partia në opozitë nuk ndeshet me partinë në pushtet, por me vetë shtetin. Në Shkodrër e cekëm edhe gjatë diskutimit, njerëzit ishin në terren dhe po punonin. Është tjetër gjë nëse socialistët e meritojnë apo jo fitoren, por kanë punuar.

Do të doja të identifikoja edhe një element tjetër që mendoj se i ka dhënë mjete PS-së. Në terminologjinë e përgjithshme quhet propagandë. Socialistët në këtë drejtim janë përpara shumëkujt tjetër në Shqipëri. Qenia e gjatë në pushtet bën që të futesh në zgjedhje me një barrë kusuresh. Një maxhoranca me një barrë akuzash me inceneratorë e dreqi me të birin, duhet të gjente vend ku të futej. Por çfarë bëri? I futi një tallava dhe… U elemunua llogaridhënia dhe u shpik tallavaja si mënyrë komunikimi. Edhe populli kërceu edhe partia fitoi”, u shpreh Kikia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura