Rezultatet nga zgjedhjet do t’i përshpejtojnë bisedimet mes Shkupit dhe Athinës

Oct 18, 2017 | 12:37
SHPËRNDAJE

Periudha nga nëntori deri në shkurt do të jetë kyçe për aktivizimin e procesit negociues për kontestin me ermin mes Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe për arritje të progresit për këtë çështje, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”, transmeton Express.

maqedoni greqi

Ndërmjetësuesi Metju Nimic, sipas gazetës, do të jetë tejet aktiv në këtë periudhë, duke marrë parasysh rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoni.

“Katimerini” në komentin e tij thekson se rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni, në të cilat fitore bindëse arriti koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e kryeministrit aktual Zoran Zaev, ndërsa humbje të madhe pësoi VMRO-DPMNE-ja opozitare e Nikolla Gruevskit do të jetë  faktor për përshpejtimin dhe progresin e procesit negociues mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin.

“Paraqitja e  Zaevit, i cili nga Perëndimi konsiderohet politikan i matur i cili ka kapacitetet ta udhëheqë vendin në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, i befasoi edhe analistët më të saktë, të cilët parashikonin balanc të caktuar të forcave mes të dy partive”, thekson “Katimerini”.

Analistët politik vlerësojnë se rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve, në të cilat LSDM-ja fitoi 37 komuna, ndërsa VMRO-ja tre, do të sjellë deri te ajo që faktorët ndërkombëtar ta përshpejtojnë procesin për zgjidhjen e emrit.

Athina, shton gazeta, e ndjek zhvillimin e ngjarjeve në vend dhe pret se retorika, të cilën e shfrytëzojnë Zaevi dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, do të përputhet me hapat praktik që do t’i ndërmarrin për të arritur kompromis për emrin./Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura