“Retorikë sulmuese, përpjekje për të nxehur polemikat”, minisri i Jashtëm rus në konferencë me Ramën: Roli juaj si kryetar i OSBE…

Feb 26, 2020 | 12:33
SHPËRNDAJE

rama lavrov

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergey Lavrov tha se deklaratat publike të kryeministrit shqiptar Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE, kanë përcjellë pozitivitet në një kohë që sic tha ai, “ajo çfarë ka fituar më shumë avantazh në OSBE është retorika sulmuese si dhe përpjekjet për të nxehur polemikat në vend që të gjejme një bazë konstruktive gjithëpërfshirëse në dialog”. 

 

 

 

 

Ndaj Lavrov tha se “personi drejtues është shumë i rëndësishëm e duhet të krijojë kushtet për një punë konstruktive”.

Jam i lumtur që në fjalët tuaja publike keni dëshmuar një qasje të tillë dhe ne do ju mbështesim polotësisht për këtë.

sergei

“Dihet që situata e marrëdhënieve globale është mjaft komplekse dhe kjo ka ndikim edhe tek OSBE-ja.

Për fat të keq ajo çfarë ka fituar më shumë avantazh në OSBE është retorika sulmuese dhe përpjekjet për të nxehur polemikat në vend që të gjejme një bazë konstruktive gjithëpërfshirëse në dialog.

Në këtë situatë, personi drejtues është shumë i rëndësishëm e duhet të krijojë kushtet për një punë konstruktive.

Jam i lumtur që në fjalët tuaja publike keni dëshmuar një qasje të tillë dhe ne do ju mbështesim polotësisht për këtë.

Patjetër sot do kemi shans të shkëmbejmë edhe axhendën dypalëshe dhe të kemi një takim frytdhënës”, tha Lavrov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura